• |
ide | kryesore

Tabaku: Qeveria po mbron inceneratorët, u morën 400 mln euro nga buxheti i shtetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se qeveria po injoron situatën ekonomike, ndërsa është ngritur që të mbrojë inceneratorët.

Sipas saj, për inceneratorët gjatë kohës së pandemisë kanë marrë 54 milionë euro, ndërsa shtoi se nga buxheti i shtetit janë marrë 400 milionë euro për këtë çështje.

Besoj se seanca e sotme duhej të ishte ndër më të rëndësishme, pasi diskutohej borxhi, por këtu sharjet dhe retorikat janë më të forta. E kam dëgjuar edhe ministren e Financave që thotë; po marrim borxh që të mbulojmë borxhet. Të dëgjosh ça flitet, ku injorohet situata ekonomike, është e rëndë. Çfarë është përdorur Euroborxhi. Në 2017 u morën 500 mln euro borxh. Më pas u morën sërish borxh. Jemi një forcë politike e djathtë që nuk trembemi nga investimet. Po të marrësh borxh që të shkatërrosh buxhetin e shtetit, të rrisësh atë, dhe sot po shkon 3400 euro për frymë, vetëm këta janë. S’ka pasur probleme saç është vitin aktual.

Nëse do kemi projekte investimi për pandeminë, për arsimin, ne mund ta shikojmë Eurobondin. Unë besoj se është arrogancë, paaftësi. Sot po arrin në 50% të buxhetit të brendshëm bruto borxhi. Situata të cilën Shqipëria po kalon sot është e vështirë, pasi ekonomia kërkon që të merren masa. Duhet të marrim masa sot, mbi 1 mijë biznese pritet që të mbyllen, njerëz do ikin. U diskutua raporti i FMN, raportet lexohen ashtu si kanë dëshirë ça. Ai raport thotë; reduktoni shpenzimet joprioritare. Miratoni vendimet që janë për pandeminë. Ndërkohë që jemi duke folur për miliarda euro, një lekë i vetëm nuk shkon për ekonominë. Punën tuaj nuk e bëjmë sot, se ju mungon vullneti politik, por për të ngritur shqetësimet e shqiptarëve nuk na ndaloni dot.”, tha Tabaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *