Ulja e opozitës në tryezë me Damian Gjiknurin për të negociuar për reformën zgjedhore u komentua gjatë vitin e shkuar. Gjiknuri ishte kapur në përgjimet e prokurorisë për manipulimet në zgjedhjet e Dibrës, ndërsa bisedonte me Imer Lalën, një prej të fortëve të zonës që ishte përgjuar edhe duke folur për shitblerjen e votave.
Por përderisa opozita e PD-LSI pranoi të ulej në tryezë me Gjiknurin akuzat për manipulim të votave u zhvlerësuan, ndërsa rezultati në 25 Prill ishte i njëjti. PD foli përsëri për një “masakër elektorale” pas zgjedhjeve dhe ende sot akuzon për manipulime.
Ndërkohë që procesi i një reforme zgjedhore do të nisë sërish në një komision të ri parlamentar, propozimi i socialistëve nuk ka ndryshuar: Damian Gjiknuri është emri që vjen si bashkëkryetar i Komisionit me të drejtë vetoje.
Lëvizja ngjan me një deja vu. Opozita më parë ka thënë se nuk mund t’i imponojë mazhorancës të zgjedhë përfaqësuesit e saj në komisione, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse do të dërgojë sërish Oerd Bylykbashin për të negociuar mbi reformën zgjedhore apo dikë tjetër.
Rehabilitimi i Gjiknurit ishte per t’i thene te tijve qe SPAK eshte loja dhe qe te vazhdojne te pashqetesuar patronazhimin. Promovimi i Gjiknurit eshte shfaqje e domosdoshme arrogance per qeverine dhe fakti qe PD nuk i rezistoi dhe nuk i reziston tregon sa vete-respekt ka kjo parti dhe sa pritshmeri per te ardh ne pushtet. Pervec vjedhjes se zgjedhjeve, me tenderin e unazes, Gjiknuri u be dhe simbol i pandeshkueshmerise per korrupsionit ne administrate. Me pak fjale Damiani eshte kopertina me kuptimplote e fushates te permbledhur nga Sajmir Tahiri me fjalet magjike ‘….Vazhdoni se nuk na ha kari per njeri…’
Vugare , por teper i sakt si permbledhje . Kete vend e ka marre lumi me kohe . Pa revolucion nuk ka zgjidhje .
Perfundimi = MUT
Kjo do te thote hajde bejme sikur……………………delet gjithsesi nuk ndihen dhe do jene te kenaqura
Me mire mos e beni fare . ikni o njerez , larg ketij vendi larg se keqes . Ose rrini por rrembeni ça te gjeni dhe ngrihuni kunder kesaj kaste te ndyre . Liria nuk dhurohet , fitohet me gjak .
Dhe prape ky toçi i PD qe gjithmone humbet zgjedhje!
Hahaha ky eshte vend tragji-komedik! Kaq nuk ka hajdute te tjere ky vend, laj-thaj po ate!