• |
ide | kryesore

“Shto ujë e shto miell”/ Berisha tallet me strukturat e Bashës në PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Kamza, Berisha tha se misioni i nismës së tij është që të krijojë kushtet e një gare të lirë dhe të hapur për kryetarin e Partisë Demokratike. Ish-kreu i PD, garantoi demokratët se nuk do t’i zhgënjejë kurrë.

“Lidhur me rikthimin misioni jonë i përbashkët është të krijojmë kushtet e një gare të lirë dhe të hapur, por ju garantoj se unë nuk i shmangem asaj dhe i garantoj demokratët se kurrë nuk do t’i zhgënjej. Rikthimet në histori kanë qenë vetëm suksese.

Është e vërtetë që unë rikthehem pas 8 vitesh, por nëse më pyet dikush mua çfarë ndryshimi ka Sali Berisha i vitit 2013 me Sali Berishën e vitit 2021, mund t’ju them vetëm një gjë, flej më pak se në 2013, lexoj më shumë, punoj më shumë.

Sa i përket ajo që thashë që do e kthejmë PD në shtëpinë e lirisë, ajo nënkupton në çdo qelizë të saj vendimet e lira. Padiskutim, nënkupton ristrukturimin e saj. A duhet të jemi forcë politike serioze ne? S’ka diskutim.

Nëse shpallim se në Kuvend kemi 7 mijë vetë, kur salla më e madhe e vendit, stadiumi Selman Stërmasi zë 4 mijë ne nuk jemi seriozë. Ku i fusim ne 7 mijë vetë? Partia Angela Merkel, Kuvendin e ka me 900 vetë. Partia Komuniste e Kinës ka 3 mijë delegatë.

Ne dalim me 7 mijë vetë. 7 mijë vetë do të thotë nuk është serioze. Keni shtruar një gjë serioze, të drejtë. Ne do bëjmë që çdo forum të jetë plotësisht funksional. E kam treguar edhe një herë.

Nuk e harroj kur Kohl më tha gjatë një dreke isha në kancelari. “Kur ra muri i Berlinit mendova se një pjesë e gjermanëve që ishin përzënë mund të ktheheshin, i kishin aty shtëpitë dhe e shtrova në kryesi.

Kryesia ishte 19 vetë. Më mbështeti vetëm 1 njeri, 17 votuan kundër dhe nuk e shtrova më kurrë atë problem”. Këto janë forumet, dhe jo forumet shto miell shto ujë që shkojnë deri në asgjesim”, – tha Berisha.



2 Comments

  1. Kjo eshte mese e vertete . 30 vjet na kane genjyer me votimet e strukturave te tyre . Jo 99 po 100% kur gjith e gjith nuk paskan marre pjese as 30 % . Jemi genjyer per 30 vjet me radhe . Tani eshte koha tu themi stop sharlatanebe te partive .

  2. Nuk po i dalin dote llogarite ismail qemalit II ?!! Cfare mbjell do korresh, karma nuk te leshon pa te kthyer mbrapsh cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *