• |
ide | kryesore

Publikohet lista me këngëtarët më të pasur britanikë për vitin 2021, mes tyre Dua Lipa dhe Rita Ora

-Instant, Paparazzi, Slider



Revista ‘Heat Rich List”  ka publikuar së fundmi listën me  këngëtarët më të pasur të Britanisë dhe Irlandës.

Sipas revistës ,në vendin e parë ndodhet  Ed  Sheran i cili për të tretin vit radhazi është këngëtari më i pasur nën të tridhjetat  me fitime vjetore prej 277.9 milionë euro. Pas tij vjen , Harry Styles duke grumbulluar 94 milionë euro.Harry ka  dyfishuar të ardhurat e tij që nga ndarja nga grupi ‘One Direction’, pasi ka marrë pjesë në disa filma dhe ka nënshkruar marrëveshje me markat e modës.Ndërsa në vendin e tretë ndodhet grupi ‘Little Mix ‘ndodhet me 78.3 milionë euro.Pjesë e listës janë dhe dy këngëtaret : Dua Lipa në vendin e tetë me 51.1 milionë euro dhe Rita Ora ,e trembëdhjetë me 31.1 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *