• |
ide | kryesore

Do hyjnë në kafe vetëm të vaksinuarit/ Manastirliu sqaron deklaratën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot në parlament se edhe Shqipëria do të vendosë si kusht certifikatën e vaksinimit për të hyrë në bare dhe restorante. Pak orë më pas, ministrja ka bërë një gjysmë hapi pas duke e konsideruar këtë si “një nga opsionet që po shyrtohet”.

“Ne jemi duke vlerësuar dinamikën e pandemisë. Do të shohim se si do të përballemi me ecurinë e infektimeve. Të gjitha opsionet janë të tavolinë, edhe vendosja e Green Pass është një nga këto. E kemi vendosur për studentët dhe ka pasur një rritje e studentëve që janë vaksinuar” – tha ministrja në News 24.

Ajo bëri fajtorë kritikët e vaksinimit për rënien e dëshirës së marrjes së dozave në vend.

“Ka shumë që janë helmuar nga “ekspertët” me historitë e çipave. Ne kemi punuar me fushatë ndërgjegjësuese dhe kemi arritur jo pak” – tha ministrja që premtoi se vendi ynë do të marrë së shpejti edhe ilaçin oral kundër covid.

“Tashmë Britania e Madhe ka miratuar ilaçin e parë kundër koronavirusit. Kemi kontaktuar menjëherë me Merck. Kemi kontaktuar… Kemi marrë në kontakt me Pfizer e cila po prodhon një bar që quhet Proteaz kundër koronavirusit” – tha Manastirliu. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ka ilac kunder kovidit po e zhduket nga faqja dheut..ivermektin. Ju dhe ata qe ju terheqin per hunde jeni kriminele e maskarenj.

  2. O ushtare kare ministre e ushtarit kar Kryeminister te Sorrosit. Po pse u dashkan te hyjne ne kafe vetem te vaksinuarit? Apo kane frike te vaksinuarit se infektohen nga te pavaksinuarit dhe vaksina sju ben derman??

    Pse te vaksinuarit kerkojne qe te jene te mbrojtuar nga te pavaksinuarit duke i detyruar te pavaksinuarit te perdorin nje vaksine qe nuk mbron te vaksinuarit?-kishte thene njeri:).

    1. “Vaksina” eshte i vetmi medikament ne historine e njerezimit qe mos funksionimi te ata qe e marin po fajesohet te ata qe nuk e marin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *