• |
ide | kryesore

Mposhti leuçeminë, Mihajlovic fton gjithë Bolonjën për darkë: “Sapo kam mbushur… 2 vjeç”

-Instant, Sport



Mbrëmje feste në shtëpinë e Bolonjës. Sonte ekipi do të mblidhet për një darkë, nga lojtarët tek stafi, në një restorant në kodrat bolonjeze për të festuar… ditëlindjen e dytë të Mihajlovic. “Sapo mbusha dy vjeç”, i tha skuadrës trajneri serb, që dëshiron të festojë përvjetorin e transplantit të palcës kockore, që e lejoi atë të mposhtte leuçeminë pas operacionit të bërë më 29 tetor 2019.

Një rrugëtim i vështirë, i formuar nga cikle kimioterapie dhe izolimi brenda spitalit Sant’Orsola në Bolonja, që fatmirësisht tani është lënë pas: “Kam lindur dy herë, herën e parë në Vukovar dhe të dytën në Bolonja”, ka shkruar në fakt Miha në autobiografinë “Ndeshja e jetës”. E për të festuar rilindjen e tij, tekniku, i cili së fundmi është bërë gjysh, do të paguajë darkën për të gjithë ata që punojnë në Casteldebole.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *