• |
ide | kryesore

Arrestohet efektivi i njësisë FAST, shantazhonte qytetarin në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Një oficer policie vënë në pranga nga kolegët e tij mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Elbasanit. Efektivi i arrestuar, Sokol Fana, ishte pjesë e njësisë FAST dhe akuzohet për mashtrim dhe shpërdorim detyre. Arrestimi i Fanës u krye pasi në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore.

Fana dyshohet se shantazhonte një qytetar duke i thënë që kishte probleme me drejtësinë italiane dhe për këtë arsye i kërkonte para që të mos e arrestonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *