• |
ide | kryesore

Jessica Simpson flet për varësinë nga alkoli: Nuk e doja veten

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Jessica Simpson  ka kujtuar së fundmi periudhën kur ishte e varur nga alkoli.

Përmes rrjetit social,Instagram, Jessica ka publikuar një foto të saj e veshur menjë kostum ngjyrë rozë teksa qëndron e ulur në një dhomë të errët.“Ky person në mëngjesin e hershëm të 1 nëntorit 2017 është një version i panjohur i vetes sime.Kisha kaq shumë zbulime të vetvetes për të zhbllokuar dhe eksploruar. E dija që pikërisht në këtë moment do t’ia lejoja vetes të rimarrë dritën time, të tregoja fitoren mbi betejën time të brendshme të respektit ndaj vetvetes dhe të triumfoja në këtë botë me qartësi.Të thyeja ciklet për të shikuar para, dhe duke mos shikuar kurrë mbrapa me keqardhje dhe pendim për çdo zgjedhje që kam bërë dhe do të bëja për pjesën tjetër të kohës sime brenda kësaj bote të bukur”,u shpreh këngëtarja.Gjithashtu ajo rrëfeu se nuk mund ta besoj se kanë kaluar 4 vite dhe se tani e do më shumë veten e saj dhe e ka pranuar atë pjesë të jetës.

https://www.instagram.com/p/CVvfEL1rRIV/

t.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *