• |
ide | kryesore

Tjetër përplasje në PD/ Kryesia e FRPD: Nuk e njohim urdhrin e Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi e ka konsideruar nul vendimin e kreut të kësaj partie Lulzim Basha për të zhvilluar zgjedhje brenda kësaj strukture sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së FRPD-së, Këlliçi tha se ky proces zgjedhjesh që pritet të zhvillohen është totalisht kundër statutit dhe synon uzurpimin e FRPD-së nga Basha. Sipas Këlliçit, kryesia e FRPD-së ka votuar në mënyrë unanime kundër vendimit të marrë nga Basha.

“Vendimi ynë që do t’ju bëhet dhe ju me dije është 100% kundër. Ne kemi detyrim statutor për të bërë më të mirën për të pasur një strukturë të re. Çdo shtëpi ka themelet e saj dhe unë jam krenar për demokracinë tonë të brendshme.

Në forumin rinor ka përplasje idesh, ka debate, por këtë proces nuk e njohim. Ne kemi persona në FRPD që janë diplomuar në 10 universitetet më të mira në botë dhe publiku nuk i njeh. Ky nuk është momenti për të uzurpuar institucionet,”– tha Këlliçi.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Mucollari i bëri thirrje Bashës të tërheqë menjëherë këtë vendim. Sipas tyre është kryesia e FRPD-së që i thërret zgjedhjet dhe jo kryetari i partisë.

Më herët ishte zyra e shtypit të PD-së që njoftoi se FRPD ka nisur procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat të cilave u ka mbaruar mandati në 2019-ën.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *