• |
ide | kryesore

Zhdukja e biznesmenit nga Kamza, policia: Jemi duke hetuar për rrëmbim dhe pengmarrje

Arkiva



“Po hetojmë për rrëmbim dhe pengmarrje” këto janë dy pistat kryesore ku po heton policia e shtetit lidhur me zhdukjen prej dy javësh të biznesmenit Rruzhdi Hoxha në Kamëz.

43-vjeçari banues në Paskuqan, rezulton i zhdukur prej datës 20.10.2021.

Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë familjarët kanë deklaruar se kjo nuk është hera e parë që biznesmeni është larguar nga banesa, por kësaj radhe “largimi” ka zgjatur shumë.

“Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në ëeb-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021
Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme

Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *