• |
ide | kryesore

Sforco e fundit drejt Katarit: ja programi mediatik e stërvitor i Kombëtares ndaj Anglisë e Andorrës

-Instant, F1, Sport

Dy ndeshjet e fundit të eliminatore drejt Katar 2022, në të cilat Kombëtarja do të mundohet të marrë maksimumin, edhe pse të paktën, sfida e 12 nëntorit e vendos skuadrën e Rejas përballë një kundërshtari të madh në Wembley.

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e hëna e 8 nëntorit grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të vlefshme për kampionatin Botëror “Katar 2022” ndaj Anglisë dhe Andorrës. Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në transfertë më 12 nëntor kundër anglezëve, me ndeshjen që do të luhet duke nisur nga ora 20:45 në stadiumin “Wembley” ndërsa tre ditë më vonë, më 15 nëntor, Kombëtarja do të luajë ndaj Andorrës në stadiumin “Air Albania”.

Ja programi paraprak mediatik dhe stërvitor i Kombëtares:

E hënë, 8 nëntor

Konferencë për mediat e trajnerit Edoardo Reja, i cili do të flasë në nisje të grumbullimit për listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 12:00.
Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 9 nëntor

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:15.
Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 16:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 10 nëntor

E enjte, 11 nëntor

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:00, në Angli.
Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me Anglinë, ORA 18:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E premte, 12 nëntor

Ndeshja kualifikuese Angli-Shqipëri, ora 20:45, në Wembley Stadium, Angli

E shtunë, 13 nëntor

Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 14 nëntor

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 15:30, në kompleksin “Tropikal” në Durrës
Shëtitje zyrtare përpara ndeshjes me Andorrës, në kompleksin “Tropikal” në Durrës,, ORA 16:00.

E hënë, 15 nëntor

Ndeshja kualifikuese Shqipëri-Andorra, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”,Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *