• |
ide | kryesore

Mediat në Korenë e Jugut raportojnë për transferimin e Yuri Kim nga Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Korean times, ka përmendur diplomaten amerikane në Tiranë Yuri Kim si një prej kandidateve për ambasadore në Korenë e Jugut. Më herët Kim u përmend si kandidate për këtë post edhe nga “Korean Broadcasting System”. Seuli zyrtar ende nuk ka një të diplomat amerikan që nga dorëheqja e Harry Harris, por duket se ende nuk ka një të përzgjedhur konkret për ta emëruar.

“Rreth 9 muaj nga marrja e detyrës, Presidenti i SHBA Joe Biden ende nuk ka emëruar një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe. “Amerika është kthyer, diplomacia është kthyer,”-tha Biden në shkurt, duke u distancuar nga paraardhësi i tij Donald Trump. Megjithatë rreth gjysma e posteve të ambasadorëve të SHBA-së nëpër botë mbeten ende vakante – dhe Korea e Jugut është një prej tyre. Vetëm 7 nga të emëruarit për ambasadorë të Bidenit janë konfirmuar që kur ai mori detyrën, ndërsa 63 janë të bllokuar në Senat. Koreja e Jugut është ndër në 25 vendet që ende nuk kanë asnjë nominim.

Ish-ambasadori në Seul, Harry Harris, i cili u emërua nga Trump, dha dorëheqjen më 20 janar pasi Presidenti Biden mori detyrën. Pas largimit të Harris, Robert Rapson shërbeu si ushtrues detyre i shefit të misionit, përpara se i Ngarkuari aktual me Punë Chris Del Corso të emërohej në qershor. Disa figura u shfaqën si kandidatë të mundshëm për postin e ambasadorit në Seul në pranverë dhe verë, por thashethemet për emërimin e tyre u shuan shpejt.

Vincent Brooks, ish-komandanti i Koresë së Forcave Amerikane, ishte në listë, por u raportua më pas se ai nuk kishte marrë një ofertë nga administrata Biden. Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane që u bë ambasadore e SHBA-së, është përmendur gjithashtu për këtë post, duke marrë parasysh ekspertizën e saj në çështjet e Azisë Lindore. Po ashtu përflitet edhe ish-ambasadori i SHBA-së në Burma, Derek Mitchell”, thuhet në artikull mes të tjerash.



12 Comments

  1. Me sa duket, DASH nuk eshte aspak i kenaqur me sjelljen e Kim ne Shqiperi. Per me teper sjellja e Kim ndaj Berishes dhr reagimi i ketij te fundit, kane dhene njefare goditjeje qe i ka bere amerikanet te mendohen. Se di do marre situata dhe si do sillet Amerika ne vazhdimesi, kete do e shohim, por nje gje eshte e sigurt, Berisha me levizjen e tij i ka levizur ujrat.

    1. Ke te drejte, Berisha po trondit Ameriken..Do me thene qe te shkosh nga nje vend si Shqiperia qe nuk e pjerdh kush, ambasadore ne Korene e Jugut (nje nga fuqite ekonomike ne Azi) shkon me ulje sepse Berisha ka tronditur Ameriken. Varja , ke te drejte ti

      1. Me ulje i bie te shkoje sepse atje sdo t’ja hudhe qyrret e sdo e njohe njeri kush eshte. Sdo ju caje karin koreanve ne TV mjes drek darke sikur te ishte star televizioni.

  2. Ne te semes le te shkoj kjo putan na katandisi si mos me keq.Shqiperia dhe Shqiptaret nga 80% PROAMERIKAN E KTHEJ NE 40% KJO PUTAN E LA SHQIPERIN DHE SHQIPTARE NE TERRRRRRRRRRRRRRRRR.

  3. Po kjo me mire do e bente detyren ne korene e veriut ,,, ka nje specializim te kryer tashme ne albanistan !!!

  4. Nga shqiperia ne Korene e Jugut i bie me ngritje dhe jo 1 po 10 shkalle. Sa e ka GDP Koreja edhe sa e ka shqiperia. Sa rendesi ka koreja prane kines edhe sa ka shqiperia.
    Nuk besoj qe do i behet kesaj gjysmagjeles koreane.
    Mbase e shpien ndihmesambasadore ne azerbaxhan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *