• |
ide | kryesore

Trump akuza të rënda për Alec Baldwin: ‘Ndoshta e ka vrarë me qëllim kinematografen’

F1, Paparazzi



Ish-Presidenti Donald Trump ka folur kundër aktorit Alec Baldwin, duke thënë se vdekja tragjike e Halyna Hutchins në setin e Rust nuk ishte domosdoshmërisht një aksident.

Siç raportohet nga Business Insider, Trump foli për incidentin e Rust dhe rolin e Baldwin në të në podkastin e prezantuesit Chris Stigall.

“Ai është një djalë telashesh. Ka diçka që nuk shkon me të. E kam parë prej vitesh. Ai grindet me gazetarët”, tha Trump. “Ai është i çmendur. Dhe duke marrë parasysh që është një njeri i tillë, e dini, për mendimin tim, ai kishte diçka të bënte me të.”

Baldwin ka thënë se të shtënat ishin një “aksident tragjik” dhe pohoi se atij iu tha se arma e nuk ishte e mbushur. Por Trump tha se ai mendonte se Baldwin nuk duhej ta kishte drejtuar armën drejt një anëtari të ekuipazhit, të mbushur apo jo.

“Por si mund ta marrësh një armë dhe, pavarësisht nëse është e mbushur apo jo, si e merr një armë, ia drejton dikujt që nuk është as në film dhe tërheq këmbëzën, dhe e lë të vdekur?” tha Trump.

Ai shtoi se nëse do t’i jepej një armë, ai fillimisht do ta gjuante në ajër.

“Është e çuditshme”, tha Trump. “Kush do të merrte një armë dhe do t’ia drejtonte një kinematografeje dhe do të tërhiqte këmbëzën, dhe ajo ka vdekur?”

Ai vazhdoi të pyeste se si arma ishte e mbushur me municion të vërtetë, duke hedhur akuza ndaj Baldwin se “ndoshta ai e ka ngarkuar atë”.

Gjithë ky mëllef i Trump ndaj Baldwin, në fakt, i ka fillesat nga imitimet që ky i fundit i ka bërë ish-presidentit në “Saturday Night Live”.

I pyetur në lidhje me imitimet e Baldwin në SNL, Trump pretendoi se ato ishin “të tmerrshme”.

“Ka diçka që nuk shkon me të. Ai është një djalë i sëmurë. Dua të them, e kam parë për vite me radhë. Mendoj se ka bërë një punë e keqe duke më imituar mua”, tha Trump.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *