• |
ide | kryesore

Kontrata “Alemany” për Dembele: sa më shumë jashtë fushës, aq më pak paguhet

-Instant, Sport



Asnjë ekip në botë nuk mund të pretendojë se nuk ka dalë kurrë keq me blerjet e merkatos, verore, apo edhe dimërore. E megjithatë, kohët e fundit, në Barcelonë po ekzagjerojnë. Pothuajse të gjitha goditjet e mëdha të kësaj skuadre në verë ishin krejtësisht të dyshimta, që në start, duke përjashtuar Frenkie De Jong, i vetmi që duket se i takon të veshë realisht fanellën e Barçës.

Mes Coutinhos dhe Dembele është e vështirë të përcaktohet se cili ishte shpenzimi më i kotë. Francezi, megjithëse nuk ka dhënë pothuaj asgjë, vazhdon të jetë në planet e klubit, të paktën duke dëgjuar fjalët e Xavit, që në prezantimin e tij si trajner i ri tha se rinovimi i kontratës së sulmuesit është një nga prioritetet. Por tekniku nuk e ka bërë të qartë se çfarë lloj kontrate do t’i ofrohet Dembeles. Atë e shpjegon gazeta katalanase “Sport”, e cila raporton se synimet e klubit janë t’i propozojë një marrëveshje futbollistit frances të stilit Alemany.

Kjo lloj kontrate, që ka marrë emrin nga Mateu Alemany, drejtori teknik i blaugranave, e që e ka përdorur këtë metodë si në kohën kur ishte në krye të Mallorcas, ashtu dhe të Valencias, është tepër specifike për rastin e lojtarëve si Dembele. Qëllimi është i thjeshtë, të gjendet mënyra për të siguruar që dëmtimet e shumta të francezit, të mos rëndojnë shumë në arkat e Barcelonës. Që në momentin e mbërritjes në Katalonjë sulmuesi ka pasur probleme fizike të të gjitha llojeve dhe sidomos muskujve.

Duke marrë parasysh kushtet financiare të klubit, në “Kamp Nou” duan të shmangin pagesën e një lojtari që shpesh është i padisponueshëm. Ideja është të ulet tarifa fikse e Dembeles, por në të njëjtën kohë të sigurohet që me një numër të mirë aktivizimesh paga të jetë po ajo. Në të vërtetë, në prani të një sërë bonusesh shtesë të ekipit, mund të jetë edhe më e lartë se sa është perceptuar deri më tani. Sa më shumë të luajë, aq më shumë paguhet, ky është koncepti. Por tani Barcelona duhet të marrë aprovimin e vetë lojtarit, i cili duhet t’i lidhë fitimet e tij me një integritet fizik, që vazhdon të jetë një problem më vete.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *