• |
ide | kryesore

Do rinovoni apo rimerrni patentën/ DPSHTRR publikon kushtet e reja

-Instant, Lajme, Të fundit



Shoferët që do rinovojnë apo rimarrin lejen e drejtimit, duhet t’i nënshtrohen një interviste për të vërtetuar se janë të mirë informuar për rregullat e qarkullimit rrugor. Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nxjerrë këtë deklaratë për të gjithë aplikantët që do të rinovojnë, dubikojnë apo do të rimarrin lejen e drejtimit. Sipas DPSHTRR-së, nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, nga muaji dhjetor, përmes një broshure që do të publikohet online, shoferët do të informohen mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor. Po ashtu, qytetarit do t’i listohen gjobat që ka marrë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin, sipas të dhënave të DPSHTRR dhe ky proces është i nevojshëm për të rritur sigurinë në rrugë, teksa shtohen me shpejtësi përdoruesit e saj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *