• |
ide | kryesore

Portugalia e Suedia trembin gjithë të tjerët: ja si funksionon në playoff

-Instant, Sport



Po përcaktohet tani tabloja e kualifikueseve për Botërorin Katar 2022 dhe të dytat e klasifikuara do të thirren në cështje për të luajtur një play-off, me gjysmëfinalen dhe finalen eventuale për tre vendet e fundit në zonën europiane. Në play off, formula tashmë është e qartë. Janë tre grupe me katër skuadra, të përbëra nga dhjetë të dytat e grupeve të ndryshme, plus dy më të mirat e Ligës së Kombeve midis atyre që nuk janë kualifikuar ose nuk janë tashmë në play-off. Secila kombëtare do të luajë gjysmëfinalen dhe finalen eventuale. Tre fituesit nga secili grup do të shkojnë direkt në Kupën e Botës. Dymbëdhjetë skuadrat janë të ndara në gjashtë koka grupi (të dytat më të mira në grupe) dhe po aq që nuk janë (katër më të këqijat plus dy nga Liga e Kombeve).

Shorti i 26 nëntorit në Zyrih do të përcaktojë përbërjen e tre grupeve të formuara nga dy koka (që padyshim nuk do të përplasen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale) dhe dy që nuk janë. Ndeshjet janë me ndeshje të vetme me shtesa të mundshme dhe penallti. Gjysmëfinalet do të luhen në shtëpinë e kokave të grupeve ndërsa vendi i finales do të përcaktohet me short.

SITUATA AKTUALE
Skuadra kokë serie: Portugalia, Zvicra, Suedia, Rusia, Polonia e Skocia. Jo koka serie: Turqia, Rep. Ceke, Finlanda, Maqedonia e Veriut plus Uellsi e Austria të Nations League. Sfidat janë të parashikuara për 24-25 mars (raundi i parë) e 28-29 mars (i dyti e vendimtari).

KOMBËTARET E KUALIFIKUARA
Janë 9 skuadrat që e kanë marrë kualifikimin për në Botëror: Katari (si vend organizator), Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja e Serbia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *