• |
ide | kryesore

Pete Davidson konfirmon thashethemet në lidhje me Kim K (Foto)

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Pete Davidson duket se kanë konfirmuar thashethemet për romancë pasi u fotografuan së bashku për herë të parë me pizhame të markës,“Skims”.

Biznesmenja 41-vjeçare pozoi bashkë me humoristin e Saturday Night Live në kompleksin e Kris Jenner, Palm Springs. Pete nxori gishtin e mesit teksa u shoqërua nga mamaja e yllit televiziv, Kris, e cila gjithashtu ishte e veshur me pizhamet e Kim. Kardashian, e cila u nda nga bashkëshorti Kanye West në shkurt, dhe Pete dukeshin krejtësisht të relaksuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Grupi festoi ditëlindjen e aktorit pasi ai mbushi 28 vjeç të martën, por nuk është ende e qartë nëse Kim i organizoi një festë luksoze.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *