• |
ide | kryesore

Berisha: Bashën s’do ta përjashtojmë, le të krijojë një shoqatë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se demokratët do të mbledhin në 11 dhjetor Kuvendin Kombëtar.

Vendimin e Kryesisë së PD për 18 dhjetorin, Berisha e quan si anti-Kuvendi i turpit.

Lideri historik i PD tha se Lulzim Basha është i lirë të krijojë shoqatë, ndërsa shtoi se nuk do të përjashtohet nga PD.

“Anti-Kuvendi është një histori turpi, histori që nuk ekziston në analet e pluralizimit politik shqiptar. Në 11 dhjetor 1991, studentët u kthyen nga Pallati i Brigadave ku u takuan me Ramiz Alinë. i gjithë qyteti i Tiranës i priste në Qytetin studenti, në një miting të papërsëritshëm, u mbajtën fjalime të shkurtra. Studentët i kishin bërë të qartë Ramiz Alisë se do të themelojmë partinë tonë. Pas fjalimitt ë fundit, Arben Imami u thotë të pranishmëve se do të kemi partinë tonë. I them Arben do ikim te kjo ndërtesa këtu të themelojmë partinë që premtove ti. Kaq shpejt, më tha. I thash më mirë tani, që t’i kapim befasi, se po iu dhamë kohë, kush e di ça bëjnë këta. Ramiz Alia vazhdoi dy ditë mbrapa që të mblidhet firmat për diçka tjetër, por dështoi dhe nuk e çoi më tej. Pranoi PD-në. Kurse tani, Edi Rama, pasi e mori peng krytarin, e urdhëron të bëjë anti-Kuvend. Histori turpi. Ata mund të krijojnë një shoqatë nëse duan dhe ne nuk i përjashtojmë nga partia. Por 11 dhjetori do t’u japë përgjigjen e merituar të gjitha këtyre përpjekjeve. Kuvendi është fjala juaj”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *