• |
ide | kryesore

Bundesliga/ Dortmund i afrohet Bayern edhe pa Haaland: rrëzohet Leipzig

-Instant, F1, Sport



Borussia Dortmund përfiton nga disfata e mbrëmshme e Bayern Mynih dhe mbërrin tani vetëm një pikë nga bavarezët që vazhdojnë të jenë të parët në renditje: ishte fitorja e vuajtur 2-1 kundër Stuttgartit që u dhuroi tre pikët të besuarve të Rose (pa Haaland). Humbje, ndërkohë, për Leipzig përballë Hoffenheim 2-0, ndërsa Leverkusen rikthehet te fitorja 1-0 ndaj Bochum. Poker i Monchengladbach në Furth, përfundon 2-2 mes Bielefeld dhe Wolfsburg.

BIELEFELD-WOLFSBURG 2-2
Një mundësi e humbur për Bielefeld, që shpenzoi dy gola epërsi me Ëolfsburg në shtëpi dhe mbeti i parafundit në renditje. Okugaëa në minutën e 11 dhe Klos me penallti në minutën e 53 iluzionuan vendësit, por më pas në një minutë çmendurie të Bielefeld, mes minutës së 62′ e 63′ mbërrin barazimi i rezultatit: Weghorst dhe Nmecha shënuan golat e miqve.

DORTMUND-STUTTGART 2-1
Borussia Dortmund përfiton plotësisht nga rënia e kryesuesve të Bayern Mynih një ditë më parë dhe rikthehet vetëm një pikë larg nga bavarezët. Në një ndeshje të komplikuar e pa Haaland, mendon Malen të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 56. Skuadra e Rose, në mënyrë naive, lejon Massimon ta rikuperoj në minutën e 63 dhe, më pas, duhet të presë golin e Reus në minutën e 85 për të parë Dortmundin të saldojë vendin e dytë.

HOFFENHEIM-LEIPZIG 2-0
Hap përpara drejt Evropës për Hoffenheim, që ngrihet në kuotën e 17 pikëve, duke iu afruar Leipzig me 18. Skuadra e Red Bull konfirmon luhatjet e fillimit të sezonit dhe i nënshtrohet goditjeve të Samassekou (12′) dhe Dabbur (68′). Akoma një performancë nën ton për Andrè Silva, i mbështetur gjithësesi edhe keq nga bashkëlojtarët e tij.

LEVERKUSEN-BOCHUM 1-0
Leverkusen rikthehet te fitorja pas katër ndeshjeve: Bayer kërcen kështu në vendin e katërt në renditje me 21 pikë, ndërsa Bochum mbetet i palëvizshëm me 13. Është Adli pas vetëm katër minutash që e bëri ndeshjen në zbritje për vendasit, të cilët më pas administruan avantazhin deri në bilbilin e fundit.

MONCHENGLADBACH-FURTH 4-0
Nuk ka dritë në fundin e tunelit në të cilin ka rrëshqitur Furth, i cili pas dymbëdhjetë javësh në Bundesligë është ende i mbërthyer në vetëm një pikë. Edhe sot gjithçka ishte shumë e lehtë për Monchengladbach në shtëpi, me ndeshjen e mbyllur në pjesën e parë: Hofmann, Neuhaus dhe Plea nënshkruan trisin në 45 minutat e para dhe pjesa e dytë është vetëm një formalitet për njerëzit e Hutter, të cilët fiksuan pokerin me Hofmann në minutën e 57, duke shkuar në 18 pikë në mes të zonës Europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *