• |
ide | kryesore

Numërimi i firmave, degët 5 dhe 7 të PD reagojnë për Agron Shehajn: Show mediatik, interesi i tij protagonizmi personal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Degët 5 dhe 7 të Partisë Demokratike kanë reaguar pasi ish-kandidati për kryetar të partisë Agron Shehaj shkoi në zyrën e Edi Palokës për të verifikuar firmat në formularët e mbledhur nga Sali Berisha. Këto degë të PD, veprimet e Shehajt i cilësojnë si një show mediatik ndërsa shtohet se deputeti demokrat tregoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Sipas PD, Shehaj dështoi që të verifikojë firmat e demokratëve, sepse shtohet në reagim, ai nuk njeh bazën e partisë “dhe nuk e respekton”

“Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet. PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre,” thuhet më tej në reagim.

DEKLARATË E PERBASHKËT E DEGËVE 5 DHE 7 TË PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË

“Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.

PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.”

Agron Shehaj shkoi më herët gjatë ditës së sotme në zyrën e Palokës për të verifikuar firmat e depozituara nga ish-kryeministri Sali Berisha për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të partisë.

Në orën 15:00 ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, në prani të kamerave, deputeti demokrat shkoi në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe pasi numëroi fletët dhe firmëtarët për degët ku edhe është drejtues politik, në degën nr.5 dhe 7 në Tiranë, Shehaj telefonoi disa prej anëtarëve të PD-së.

Shehaj i pyeti nëse kishin firmosur për thirrjen e Kuvendit nga lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe nuk mori asnjë përgjigje negative.



3 Comments

  1. dega 5 dhe 7

    ju qifsha robt qe lexoni deklarata e bash fuges

    moterqirat e gazkurvit dhe lulqimes

    robt ku ti keni sumtekelekat e kurve kryetarit dhe kyrve sekretarit
    moterqira!

  2. Po mire keto deget 5 dhe 7, a kane emra e firma ne fund te deklarates? Pse nuk e publikojne kete deklarate?

    Kshu i bie, tja fus une nja 5 rrjeshta me karlliqe ne emer te deges 8 dhe 9:) dhe bjeri ti biem.

    Beji screenshot deklarates o shoku gazetar dhe ne e nxirr bashke me artikullin.

    1. votat qe ka marr gjatosh-palloshi i kristaq sumes, i ke kerku noi here fije per fije se si i ka marre???

      ke kerku me pa noi here noi proces-verbal sesa bukur jane mbush??

      se po ja kerkoni foltores, rregullsine e firmave sikur flitet per kshillin e sigurise nderkombetare

      nderkohe qe votimet e pergjithshme i pranoni symbyll, me blerje me thes mielli, e me 50 euro,
      e me rob te vdekur qe prej 10 vjetesh, e me patronazhytsa, eme rob qe jetojne ne australi e qe s’kan shkel prej 20 vjetesh ne tirone…

      na cate trapin…

      asi firme s’ka nevoje me mbledh e me tregu, jane per ti mor me buldozer perpara, me lul, masanej gjithe ps e masi te marojne pune, edhe salen, qe e la ne dur te tilla, po jo perpara se te maroje pune me kta minjte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *