• |
ide | kryesore

Shpërthejnë protesta kundër Erdoganit, Turqia në prag katastrofe

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Dhjetëra vetë dolën në protesta në Ankara duke ngritur zërin kundër situatës së rënduar ekonomike të vendit, në një kohë kur lira turk shënoi një zhvlerësim prej 43% kundrejt dollarit amerikane dhe vëzhguesit thonë se rënia e lirë e monedhës kombëtare, do të vazhdojë.

Inflacioni në Turqi ka mbërritur nivele rekord; jeta është shtrenjtuar, fuqia blerëse ka rënë , e megjithatë Erdogan nuk do që të rrisë normat e interesit duke shkaktuar kështu rritje edhe më të madhe të inflacionit.

Luhatjet e vazhdueshme të çmimeve, sidomos të çmimit të lëndëve ushqimore e kanë rënduar shumë popullsinë turke. Protestuesit dogjën në shesh në mënyrë simbolike letra që paraqesin karta krediti.

“Rritja e shpejtë e dollarit, kriza ekonomike që po na godet kaq fort, çmimet në stratosferë, s`po na mbetet më asgjë nga rroga, na u shkrinë dhe kursimet”.

“E ndjekim rënien e lirës turke me zemër të ngrirë, s`na e merrte mendja që do të bëhej kaq keq! Rrimë vrasim mendjen si do të mbyllim muajin”.

Shumë ekspertë të ekonomisë mendojnë se kjo tendencë do të vazhdojë. Në 1 korrik në të gjithë Turqinë u rritën çmimet e gazit dhe energjisë elektrike.

Kjo u lidh me rënien e vazhdueshme të vlerës së monedhës. Lira turke vazhdoi zhvlerësimin, e dollari amerikan u shtrenjtua.

Firmat e energjisë kanë pasur humbje, sepse importet nga jashtë mbahen me kursin e dollarit. Mendohet se dhe vera shumë e thatë pati ndikim mbi inflacionin.

Thatësira bëri që çmimet e ushqimeve, sidomos të perimeve dhe frutave të rriten./ TCh



3 Comments

  1. Emiratet Arabe sapo kan ndihmuar Turqine me nje investim 10 miliard dollar.Të dy vendet nënshkruan nëntë memorandume mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis fondeve shtetërore të investimeve dhe bankave të tyre, ku ministri i Industrisë së Abu Dhabit deklaroi se jemi “në një epokë të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve.
    Erdogan priti në Ankara Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Kjo është një lëvizje jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e papritur që ndryshon ekuilibrin në tabelën gjeopolitike të shahut, pasi Emiratet deri më tani përballeshin me Erdoganin.

  2. Ky eshte shekulli i humbjes per shumicen njerzore.shkaku sepse u largun nga rruga e drejt qe eshte rrug zgjillje pa probleme dhe u zhyten ne padrejtesi ndaj njeri tjetrit me emrin interes.qe eshte rrug problemesh pa zgjillje sepse kan dhe jan duke shkatrruar burimet e zgjilljeve 1 burimet e jetes gjallesat dhe formimin adekuat qe mirmban ekujlibrat zgjilljet.askush te mos gezohet per asken qe po fundoset se keshtu po fundosemi nje nga nje te gjith .me mira per te gjith eshte te njohim pranojm dhe angazhohemi ne dobi liri te drejta duke u bere ndihmes dhe plotesues ne dobi.se sa te projektohet dhe unifikohet angazhimi ne shkatrrimin e tjetrit dhe pa vonuar Zoti e sjell dhe ne shtepit tona.keshtu qe e pesojm te gjith

    1. Allau ta shpërbleftë.armiku do punoje me te gjitha mjetet , e Nukë do te ndalet deri sa ta arrije qellimin . Allau i hapte syte popullit Turke dhe i dhane saber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *