• |
ide | kryesore

Moti i keq, probleme me dritat në disa zona, plagosen dy punonjës të OSHEE në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH Sh.A, në 48 orët e fundit gjendet në gatishmëri të plotë për shkak të motit të keq, i cili ka sjellë pasoja në rrjetin elektrik.

Aktualisht zonat më të prekura nga defektet janë periferia e Tiranës, Lezha dhe Burreli.

Në terren janë angazhuar rreth 1600 punonjës prej mbremjes së djeshme, duke punuar për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar nga koha e keqe.

Veç dëmeve matariale në zona të ndryshme të vendit, janë lënduar dy punonjës të OSSH Shkodër. Teksa ishin duke punuar, njëri në Tarabosh dhe tjetri në Balldren, kanë pësuar dëmtime në këmbë dhe kokë.

Për fat të mirë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga monitorimi i orës 15:30, OSSH thekson se kemi një përmirësim të ndjeshëm përsa i përket riparimit të defekteve në rang vendi, në masën 80%.

Aktualisht të gjitha linjat 35kV, rrjeti që furnizon spitalet dhe hidrovoret, etj, jane që të gjithë në gjendje pune.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *