• |
ide | kryesore

Gjermani/ Gjykata kushtetuese shpall të ligjshëm mbylljen e vendit kundër COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi të martën se kufizimet gjithëpërfshirëse për të frenuar infeksionet e koronavirusit, të tilla si shtetrrethimi, mbyllja e shkollave dhe kufizimet e kontaktit ishin të ligjshme. Mediat e huaja raportuan se gjykata i hodhi poshtë ankesat se masat e e ndërmarra ishin në kundërshtim me ligjin. Helge Braun, shefi i stafit të Merkelit, i tha se vendimi i gjykatës do të tregonte “në cilën nga dy rrugët duhet të ndjekim”.

Vendimi erdhi disa orë përpara se kancelarja Angela Merkel të takohej me pasardhësin e saj, Olaf Scholz, si dhe me drejtuesit rajonalë të 16 shteteve të Gjermanisë nëse do të forcohen kufizimet për të zbutur infeksionet e tërbuara. Merkel do ndërmarrë përpjekjen e fundit për të kontrolluar rastet në rritje me COVID-19. Takimi, që do të mbahet nga distanca, vjen mes një vale rekord të infektimeve në Gjermani. Vendi regjistroi 45,753 infeksione të reja të martën dhe 388 vdekje, sipas agjencisë shëndetësore të Institutit ‘Robert Koch’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *