• |
ide | kryesore

100 euro nga Tirana në Kapshticë, tre të arrestuar për trafik emigrantësh

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar në Korçë për trafik emigrantët në kuadër të operacionit “Perimetri”, njëri prej tyre E. Z. 24 vjeç i shpallur në kërkim dy ditë më parë. Dy të arrestuarit e tjerë janë; A. Sh., 41 vjeç dhe A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë ata janë kapur në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke transportuar me dy automjetet e tyre tip taksi, nga Tirana në drejtim të Kapshticës, kundrejt shpërblimit prej 100 euro, respektivisht nga 3 emigrantë të paligjshëm secili.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *