• |
ide | kryesore

Berisha fton Bashën në Kuvendin e 11 dhjetorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vetëm pak orë nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar te PD-së, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për mediat drejtuar delegatëve dhe anëtarëve të kësaj force politike. Gjatë deklaratës, Berisha ftoi nesër jo vetëm delegatët që kanë firmosur dhe ata që nuk kanë firmosur për Kuvendin, por edhe Lulzim Bashën.

Gjithashtu lideri historik u ka bërë thirrje demokratëve që të marrin masa për shkak të motit me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

‘Me këtë mesazh dua t’ju përshëndet shumë përzemërsisht. T’ju ftoj ju të gjithë delegatëve dhe delegatet të Kuvendit të rithemelim të PD që keni firmosur ose nuk keni firmosur formularin të jeni nesër të pranishëm. të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e PD.

Rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demokratëve shqiptarë. Në një forcë poli8tike të vlerave tradicionale të shoqërisë sonë. Në një forcë të vërtetë opozitare, të sigurt, që do të udhëheqë revolucionin paqësore të shqiptarëve.

Si dikur përmbysëse e sistemit komunisti, sot në përmbysje të narko-shtetit. Rikthimin e votës së lirë për anëtarët, simpatizantët e PD brenda kësaj partie.

Rikthimin e votës së lirë për Shqipërinë shqiptare në tërësi. të dashur delegatë dhe delegate, moti është një faktor që nuk varet nga ne, me gjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda. Sugjerimi miqësor është që të vinim të përgatitur me veshje të trasha të mundur për mos të ndjerë të ftohtin’.



17 Comments

    1. Hahahahahaaaaa nje anetar i thjeshte i partise ftone ne kuvend kryetarin e saj Hahahahaaaa sa qesharake. Vetem me maloqet ndodh keshtu

  1. Hahahahahaaaaa nje anetar i thjeshte i partise ftone ne kuvend kryetarin e saj Hahahahaaaa sa qesharake. Vetem me maloqet ndodh keshtu

    1. Nje anetar i thjesht i partise qe ka shumicen e partise po i ben nder qe po e fton kryetarin se mund ta pordhe fare.
      Kryetari mund te rrije kryetar gjithe jeten ne shtepi te tij. Ne PD, anetaresia eshte ajo qe ta vë dhe ta heq 🙂 si kryetar.

  2. Pasi ka spostuar Mulin nga daljet publike Berisha ka nxjerre te rijte berishist si Belind Kellicin , dhe ja cfare thote Muli i ri, do shkarkojme Bashen etj. etj. ne imitim te liderit historik. Por jo keshtu more dhender i rilindjes, yll i ri i berishizmit, ku e di ti cfare do votojne keshillistet ?, thuhet do propozohet shkarkimi i Bashes etj, etj. Te me ndjeni eshte keshille dashamirese.

  3. o Sale ca do besh pas kuvendit na thuaj. ca strategjie ke per ta sjell prap PD ne pushtet. thuaji te verteten atyre qe te thon bab, thuaji qe me ty PD ska per te ardh kur ne pushtet derisa Shqiperia te jet antar i NATO. apo do na nxjerresh dhe nga NATO

  4. ky muhabet ka per te perfundu si populli i 2 marsit i like floririt. harxhoi gjith ato para korrupsioni per tu tregu USA se eshte i fort. eshte komike dhe tragjike kjo gje. si meta si sala, me parat e korrupsionit qe o shpenzojn duan te tregojn se jan te ndershem.

  5. hajdeni me veshje te trasha, me antiplumb, kallash dhe me bazuka per kuvendin me te madh, me te bukur e me te rendesishem ne historin e njerezimit. saliu do mumifikohet dhe do rri aty, perjet, te shqupi.

  6. Thirrjet e Sali Berishës sot drejtuar njerëzve që ai ka thirrur për “Kuvend-Foltoren” e nesërme në Arena Kombëtare, konsistonte në kërkesën për veshjen trashë dhe të pelerinave për të duruar të ftohtin dhe shiun.

    Të cilat janë fiks një pjesë së atmosferës apo metaforës së kontekstit të kryeveprës së Kadaresë: “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”Shpellkare vishuni trashe qe te mbuloni armet qe ju ka dhe ne salihu dhe mbas tubimit shkatarroni dhe stadiumin si keni bere per 25 vjet ben udheheqjen e salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *