• |
ide | kryesore

Vanessa Hudgens tregon rutinën e make up-it të saj dhe produktet që përdor

-Instant, Paparazzi, Slider



Për këngëtaren dhe aktoren e njohur Vanessa Hudgens, lëkura e shëndetshme fillon me një rregull: “Lani fytyrën”. Ajo shprehet se:

Edhe nëse është mesditë dhe jeni duke u grimuar për të dalë me miqtë ose të dashurin tuaj, pastroni fytyrën përpara se të vendosni make-up.Ylli fillon përgatitjen për një drekë mes vajzash me pastruesin dhe hidratuesin e fytyrës nga marka e saj “Know Beauty” duke shmangur pastruesit vajorë dhe serumet sepse ka një lëkurë të yndyrshme. Hudgens tregon se lëkura e saj është sensitive dhe thotë se: Është shumë bukur, sepse ndihem sikur jam në një pikë që e dua lëkurën time. Lëkura ime nuk është dukur ndonjëherë kaq mirë. Lëkura ime e ndjeshme funksionon më mirë me produkte të thjeshta dhe me përbërës minimalë.

Pasi vendos kremin hidratues, aktorja masazhon fytyrën e saj për pak sekonda dhe më pas hidraton buzët me një shkëlqyes buzësh nga marka e njohur “Dior”. Ajo e nis rutinën e make up-it me vendosjen e korrektorit për të mbuluar rrathët e zinj të syve dhe defektet e vogla në fytyrë. Këngëtarja thotë se ka qenë shumë e vështirë për të që të gjente produktet e duhura për tonin e lëkurës së saj. Më pas vendos fondatinën dhe “bronzer”-in nga marka e njohur “Fenty Beaty”. Pasi lyen vetullat me një laps vetullash nga “Benefit Cosmetics”,  Vanessa i fikson dhe ju jep formë me një xhel vetullash. Për sytë përdor tone natyrale, gjithashtu krijon një hije poshtë syve dhe poshtë vetullës vendos pak “highlighter”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *