• |
ide | kryesore

Kamera e fshehtë e Jehona Dreshaj që nguron të thotë se është shqiptare bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Dikush ka dashur t’i bëjë një rreng modeles bukuroshe Jehona Dreshaj, motrës së këngëtares së njohur Afërdita.

Prej vitesh familja e tyre jeton jashtë Shqipërisë, ndaj Jehona është prezantuar tek djali që e ndaloi në rrugë si një vajzë nga Detroit.

Ai e pyet për emrin dhe vendin nga i cili vjen, ndërsa ajo ngurron të tregojë që është Shqiptare. Megjithëse kjo ishte një kamera e fshehtë dhe Jehona nuk ishte në dijeni, tashmë fjalët e saj po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë “mërzitur” shqiptarët.

Gjatë bisedës, vëmë re që djali në fjalë e komplimenton Jehonën për pamjen, duke e krahasuar me motrat Kardashian.

Jehona vazhdon karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shpesh e shohim nëpër story-t e të motrës, Afërditës.



1 Comment

  1. Ai nuk e pyet per etnine por per vendin nga vjen, keshtu qe i mbetej te thoshte ose ate qe tha ose Malin e Zi. Nje njeri me dy pare mend ne koke ne keto rrethana ben zgjedhjen me te thjeshte dhe permend vendin qe bashkebiseduesi i rastesishem ka me shume gjase te niohe. Imagjinoni sa minuta shpjegim do t’i duhej per t’i shpjeguar ketij tipit qe eshte shqiptare nga Mali i zi psh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *