• |
ide | kryesore

Seanca maratonë, Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin e vitit 2022

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022. Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh. Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, derisa kishte vetëm një abstenim. Miratimi i buxhetit, që iu shtuan mbi 80 amendamente, u bë në një seancë të jashtëzakonshme, e cila u kundërshtua nga opozita. Në seancën e nisur qysh në ora 11:00, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka mbajtur fjalimin vjetor presidentja Vjosa Osmani. Partitë opozitare e kanë bojkotuar fjalimin vjetor të presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *