• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Identifikohet në sallë pastruesja e selisë së Partisë Demokratike, voton si delegate bashkë me djalin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kuvendi i sotëm i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur poshtë pikat e miratura në Kuvendin e 11 dhjetorit nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke e përjashtuar këtë të fundit nga strukturat e PD si pjesë e rezolutës së re për të shpallurit “non grata”. Megjithatë në mes delegatëve, ra në sy një “delegate” pak e dyshimtë. Në pamjet e trasmetuara nga Kuvendi, mes tyre mund të shihet duke marrë pjesë e duke votuar edhe Violeta Geci. Geci njihet nga demokratët si pastruesja e selisë së PD.

Violeta Gei po ashtu mbahet si mbështetëse e kryedemokratit Lulzim Basha dhe ajo  mbahet mend për publikun si ish-punonjësja e bashkisë Tiranë që goditi me shuplakë kryebashkiakun Erion Veliaj.



4 Comments

  1. Te pakten ajo e benka nje pune, jo si kto rrumpallat e berishes qe o presin me grabit nai gjo o papunsit qe presin me kap nai vend nshtet

  2. Bashkëshorti i Argita Berishës, Jamarbër Malltezi, nuk është përmbajtur kur në selinë e PD-së ka mbërritur vjehrri i tij Sali Berisha.

    Ai ka hipur mbi makinën e Lulzim Bashës duke thirrur “O Sali, o hero, gjthë Shqipëria ty të do”.Salih karaxhic berisha kishte me shumice nga keto dhe me keq si salih lusha e vrasesi i familjes lumneshi

  3. luli ishte i deshperu me gjet 2 mije vet. Edhe qente te rruges do i fuste te pallati i kongreseve.
    nuk e di nese kan vatu gardistet e rames ose reneat qe e ruajne??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *