• |
ide | kryesore

Një fundvit me pasoja për Chris Noth

-Instant, Paparazzi, Slider



Një marrëveshje për blerjen e markës së tekilës së aktorit të “Sex and the City”, Chris Noth, është anuluar pas akuzave për abuzim seksual kundrejt aktorit, të cilat u shfaqën këtë muaj.

Katër gra janë paraqitur me akuza kundër Noth-it, i cili luajti si zotin “Big” në shfaqjen televizive.

Noth i ka mohuar akuzat, një përfaqësues i aktorit i tha PEOPLE të Premten, “ai nuk e ka bërë dhe as nuk do ta bënte kurrë “.

Sipas “New York Post:, marka e tekilës së Noth-it e quajtur “Ambhar” ishte në rrugën e saj për t’u blerë për 12 milionë dollarë nga kompania e pijeve, “Entertainment Arts Research”.

Në një deklaratë për “Post”, shefi ekzekutiv Bernard Rubin tha, “Ne menduam se do të ishte në interesin tonë më të mirë të tërhiqemi nga transaksioni.”

“The Post” shtoi se të premten, se vetëm një ditë pasi u bënë publike akuzat e para, Rubin e telefonoi Nothin për ta informuar se marrëveshja ishte e mbyllur.

“Do të kishte qenë katastrofike për ne,” tha Rubin për Post.

Marrëveshja mes Noth dhe “Entertainment Arts Research” u bë fillimisht në gusht dhe pritej të finalizohej këtë javë.

Një përfaqësues i Noth-it i thotë PEOPLE: “Asnjë marrëveshje përfundimtare nuk është nënshkruar kurrë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *