• |
ide | kryesore

Berisha: Basha më dërgoi njerëz për koalicion me Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për prapaskenat e ditëve pas humbjes së zgjedhjeve nga PD.

Ai tha se Basha i ka dërguar njërëz në zyrë, të huaj, për ta pyetur se çfarë mendon për një koalicion me Edi Ramën. Berisha deklaroi se e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë dhe se ka qenë për mbajtjen e protestave të mëdha dhe për të mos pranuar zgjedhjet.

Berisha deklaron se shpallja e tij non-grata ka ardhur pas këtyre qëndrimeve, kundër një koalicioni me Ramën dhe kundër njohjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

“Unë nxirrja Shqipërinë në rrugë dhe në shesh dhe ato zgjedhje nuk i pranoja. Lul Basha i çertifikoi. E thirra në zyrë, i thashë janë tre faktorë. Janë shkelë këto tre kritere, janë disbuarsuar 91 milionë euro në 4600 familje nga thesari. U përdorën bandat, por mbi të gjitha patronazhistët, që reagoi dhe Transparency International. Në vend të nismin betejën, ky i çertifikoi.

Mua më pyetën në fund të fushatës, çfarë mendon ti për një koalicion. Kategorikisht kundër. Më pyetën të huajt. Sigurisht, 100% nga ai.

Pyetja tjetër, të thuash nuk e pranoj, është një përgjigje. Të thuash nuk do të mund të bëhet, do të thotë do t’i kundërvihem me të gjithë mjetet. Këtë përgjigjen e dytë morën nga unë. Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe.

Tre jave pasi humbi PD zgjedhjet, unë shpallem non-grata, sepse duhej hapur rruga që ky të shkonte në qeveri”, tha Berisha.



16 Comments

    1. George Soros is Jewish but when the Nazi’s came, he turned on the Jews. He openly has admitted to it. He in essence became a Hitler youth. He turned in all the other Jewish families he knew, helped confiscate their wealth and send them to concentration camps. As a grown man looking back, he has no remorse for his decision, no sadness for those he sent to their death. So he may have been born Jewish, but he chose to be a monster. He is one that should have been tried for war crimes.

      1. Nuk i di rrethanat qe e ka bere Sorosi, por kete pune e kane bere shume cifute sepse nazistet i vinin ne krye te ‘lagjeve ‘ cifute dhe nje nga detyrat ishte te zgjidhnin ke do te conin neper kampe.

  1. Poshtersite dhe ndyresite e ketij fshatari me komplekse nuk kane kufi.
    Shikoni si harrin deri atje sa shpallja e ketij krimineli nongrata qenka bere ne bashkepunim me Lul Bashen.

    1. O Mero po jepte filmin Keshillltaret shpare. Po Njesitin Guerril e ke pare ndonje cike kete jave??

  2. George Soros is Jewish but when the Nazi’s came, he turned on the Jews. He openly has admitted to it. He in essence became a Hitler youth. He turned in all the other Jewish families he knew, helped confiscate their wealth and send them to concentration camps. As a grown man looking back, he has no remorse for his decision, no sadness for those he sent to their death. So he may have been born Jewish, but he chose to be a monster. He is one that should have been tried for war crimes.

  3. Pse duhej pyetur ky mashtrusi ? Kur nuk i leverdis thote qe vendimet i ka marre vetem Basha kur i leverdis thote i kam marre une. Ky eshte pra dualizmi dhe pergjegjesia e njejte edhe per deshtimet o plak delenxhi.

  4. Nëse ndonjë “i huaj” e paska pyetur Berishën se a do të pranonte që PD të bëjë koalicion qeverisës me PS, a qenka ky “një fakt” se “të huajin” e paska dërguar Basha tek Berisha ?
    Me të drejtën e Zotit Berisha pretendon se akuzat e DASH për korrupsion e dëmtim të demokracisë, për tu konsideruar nën grata për SHBA, nuk janë shoqëruar me fakte konkrete.
    Kur veten e quan vuktimë të akuzave pa fakte, atëhere përse e akuzon Bashën pa fakte , kur thotë se qenka i gatshëm të bëjë bashkëqeverisje me Ramën ?

  5. Nëse ndonjë “i huaj” e paska pyetur Berishën se a do të pranonte që PD të bëjë koalicion qeverisës me PS, a qenka ky “një fakt” se “të huajin” e paska dërguar Basha tek Berisha ?
    Me të drejtën e Zotit Berisha pretendon se akuzat e DASH për korrupsion e dëmtim të demokracisë, për tu konsideruar nën grata për SHBA, nuk janë shoqëruar me fakte konkrete.
    Kur veten e quan vuktimë të akuzave pa fakte, atëhere përse e akuzon Bashën pa fakte , kur thotë se qenka i gatshëm të bëjë bashkëqeverisje me Ramën ?
    Është një fakt i padiskutueshëm se Basha nukka rreshtur asnjëhere kritikat e tij të ashpra ndaj Ramës, jome nofka e epitete siç e ka zakon Berisha, por me zbërthimin e plotë të aferave korruptive të qeverisjes së tij.
    Të njejtën gjë kanë bërë edhe dy nënkryetarët e PD, zonja e nderuar Tabaku e juristi ekselent Alibeaj..
    Nuk kemi dëgjuar asnjë analizë të plotë të korrupsionit qeveritar të Ramës nga Berisha apo të disa mbështetësve të tij të flaktë si Nishani, Noka apo Gjata, veç nofkës “Zografi bis” me të cilën Berisha “kritikon” Ramën.
    E çfarë përfaqëson kjo nofkë për Ramën tek ajo pjesë e antarëve të PD që as nuk e kanë idenë se kush ka qenë Zografi ?
    Ka thuajse katër muaj që as Berisha e as mbështetësit e tij më të flaktë nuk venë në Kuvend për të denoncuar skandalet e Ramës, po thirren nga mediat e këtij, për të sulmuar Bashën.
    E pranoi Rama i veshur me petkun e “analistit” tek Zona e lirë e Arjan Çanit, se atij i interesonte që në krye të PD të rivijë Berisha, i shpallur non grata nga SHBA.
    Përse ?
    Sepse është i bindur që ky rikthim i Berishës non grata për Amerikën, do ta shkatëronte fare Partinë demokratike që do ti duheshin nja njëzet vite për tu rimëkëmbur.
    Edhe sikur në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale në SHBA do të rivinte “Crampi” siç ja shqipton emrin Trump, aktivistja shqiptaro amerikane republikane, Evi Kokalari, nuk dijmë që partia konservatore republikane amerikane të ketë ndonjë konsideratë pozitive për ish komunistin Berisha që u bë pas 30 vitesh një i djathtë ekstremist konservator.
    Nuk është thjeshtë problem moshe, por është fakt se në të gjitha ish vendet komuniste, liderët që udhëhoqën lëvizjet demokratike për përmbysjen e diktaturave komuniste,ndërmjet tyre edhe disidentë të njohur ndërkombëtarisht si çeku Havel, pasi kaluan pak kohë nga vendosja e sistemit demokratik pluralist, u tërhoqën nga udhëheqja politike duke ja lënë vendin politikanëve më të rij me formim të plotë perëndimor..
    Nëse një shtresë e pa emancipuar militantësh të PD, qofshin ata edhe disa mijra, dalin me brohoritjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do” , ky është një tregues se tek ata akoma është rrënjosur adhurimi për kultin e individit.
    A nuk bëri çfarë deshi me shqiptarët diktatori komunist Hoxha për dyzet vite derisa vdiq, me thirrjet e turmave :
    “Parti, Enver, jemi gati kurdoherë” ?

    1. O bashist idiot, ka një kontradiktë në mendjen tënde që të nxjerr zbuluar, ti çfarë thotë Berisha nuk e beson dhe dyshon, por për Ramën fjalët e tij i mer si të mirëqëna.

      Ku është ndryshimi midis teje dhe një rilindasi!!!!?

      Njëlloj edhe basha nuk ka ndryshim me ramën/

  6. pikërisht ata që na flasin për Nënë Terezën, për Krishtin, që na urojnë Bajramin, që bëjnë dua për të Shenjtën!

    Dhe tani thërrsasin : Pooooolicaaaaaa kapini këta që krijuan rrjedhje informacioni, na nxorrën të palarat, na nxorrën sekretet tona!

    Ja po ja u them, nuk ka bir nëne që e dënon dot në bazë të ligjit atë, burrë, por më tepër grua (supozoj unë) që ka bërë të rjedhë ky informacion!

    I ka bërë një shërbim historik kërtij kombi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *