• |
ide | kryesore

Skandali me pagat/ Rama: Hetim të imtësishëm! Përpjekje për destabilizim, mund të ketë të tjera nga “foltoret” antikuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë për skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë. Në një konferencë nga Kryeministria, Rama i bëri thirrje Prokurorisë të kryejë një hetim të imtësishëm mbi këtë ngjarje.

Teksa e cilësoi një përpjekje për destabilizim, kreu i qeverisë deklaroi se mund të ketë edhe të tjera përpjekje, duke pasur parasysh, sipas tij, deklaratat e bëra nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve.

“Sot ju kemi ftuar për të folur për ngjarjen e qarkullimit të të dhënave mbi pagat e qytetarëve shqiptarë. Në radhë të parë dua t’iu kërkoj një ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private. Ndërkohë dua ta nënvizoj që në fillim se kjo është një ngjarje, e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj, shpresoj dhe ju bëj thirrje organeve ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre. Nga ana tjetër, dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet, në një përpjekje që nuk është e para.

Duke pasur parasysh edhe deklarata të bëra nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë, duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim inspektorët e Tatimeve, që kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri sot, por edhe ata që nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve paralajmërojnë zymtyra të tjera”, tha kryeministri Rama.



4 Comments

  1. Kjo puna e pagave te intereson edhe ty edhe mister Llullit proamerikan. Ti heq vemendjen nga inceneratoret ndersa mister Llulli behet “opozite e forte”. Mos valle per te nxjerre kete dokument u dakordesua Llullushja me Tao Taon dhe Velinen e bashkise para dy-tre diteve ne mesnate tek hotel Prestige? Kush e di????

  2. Ky pallosh shpiegon dhe dine gjithçka . Kjo data baze eshte e vjeter thote palloshi . Gje qe te heq dyshimin por te jep bindjen se e ka bere vet . Gjithç per terheqje vemendje nga allishverishet e qeverisjes dhe sidomos per inceneratoret . Me ty o pallosh bemat nuk kane fund ashtu sikuse nuk ka fund hajnia jote dhe fukaralliku yne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *