• |
ide | kryesore

Video/ Grinçi i Krishtlindjes në Shkodër është Puntas: Brdaric e Vllaznia dështojnë të hakmerren ndaj Kukësit

-Instant, F1, Sport, Video



2021 mbyllet me një pikë për Brdaric e Longon, Vllaznia ruajti pathyeshmërinë që zgjat prej 8 javësh, por e ngadalësuar në 25 pikë nga barazimi i dytë radhazi. Kukësi në kuotën 28, nga ana tjetër, e paska fat vërtetë Loro Boricin, sepse doli me pikë në një ndeshje ku kundërshtari bëri më mirë. Sfida e ndezur edhe nga polemikat në distancë të dy trajnerëve të shkollave të ndryshme nuk i zhgënjeu pritshmëritë me golin e minutës së tetë nga Latifi, i shërbyer në krahun e djathtë nga Gurishta.

Tekniku Brdaric megjithatë ka vlerësuar performancën e të tijve, të njollosur vetëm nga rastet e shumta të shpenzuara para portës: “Jam krenar për ekipin tim që bëri një ndeshje shumë të mirë kundër një kundërshtari të mirë si Kukësi, të cilit nuk i lejuam shumë raste të pastërta. Duhet të jemi të lumtur me lojën që zhvilluam sot. Duhet t’ja kishim shpërblyer vetes me një gol gjithë ato raste të humbura. Duhet të shohim përpara dhe të merremi me problemet që kishim”.

Shkodranët goditën edhe shtyllën në minutën e 65, ndërsa shpenzuan mundësinë më të mirë për ta fituar ndeshjen, duke pësuar si karma rikthimin e Kukësit, që barazoi në të 70, kur Puntus ndëshkoi Qarrin, duke lënë në fuqi një barazim që i ngjit shkodranët në 25 pikë, por në vendin e katërt dhe Kukësi me 28 akoma të dytin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *