• |
ide | kryesore

Mashtrimi me Call Center/ Policia: Janë mashtruar mbi 2 milionë persona nga shtete të ndryshme të botës

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me operacionin e koduar “Komunikimi” ku në pranga kanë rënë rreth 35 shtetas, mes tyre edhe pronari i Call Centerit, shtetasi izraelit, Rafael Genish. Genish është prangosur në kushtet e flagrancës nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit kompjuterik të të huajve nga Tirana. Nga operacioni janë arrestuar edhe 34 persona të tjerë, ndërsa 20 po hetohen në gjendje të lirë. Gjithashtu janë sekuestruar 123 kompjutera dhe pajisje të tjera të telefonisë dhe laptopë në funksion të call center.

Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, DPPSH, tha se mbi 2 milionë persona janë mashtruar me Call Center nga shtete të ndryshme të botës. Sipas Vocajt, Refael Genish, dyshohet organizator i skemës së mashtrimit. Pas denoncimit nga të qytetarët e vendeve të tjera që kanë rënë pre e mashtrimit, autoritetet kanë vepruar duke zbuluar dhe goditur bazën.

‘Operacioni “Komunikimi”, janë evidentuar aktivitetet kriminale tek mashtrimet kompjuterike për shtetas të huaj. RG Capital ushtronte aktivitet në call center dhe u evidentuan viktimat jashtë territorit të RSH. Hetimet bën të mundur identifikimin e personave dhe drejtuesve. Si rezultat, u kontrolluan ambientet për këtë qëllim. Arrestuar 35 shtetas, 1 i huaj, Refael Genish, izraelit, organizator i skemës së mashtrimit. 20 persona të tjerë të proceduar. Mbi dy milionë persona të kontaktuar për t’u mashtruar në vende të ndryshme të botës.’- tha Vocaj.



4 Comments

  1. Një pjesë e vogël në 8 vite opozitë ne nuk i kemi parë njëherë në krahun tonë, ikën në 2013 dhe nuk janë dukur më. Ata janë shfaqur vetëm në Foltoret e Berishës dhe këta e kanë kontratën vetëm me Berishën . Më 18 dhjetor ne duhet të ndahemi nga kulti i individit, Berisha vjen nga blloku, ka qenë komunist dhe ai ka jetuar me diktaturën dhe di si të manipulojë njerëzit dhe ka kultin e individit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *