• |
ide | kryesore

Shifra alarmante nga Omicron në Greqi, 21657 të infektuar në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ashtu siç kishin parashikuar specialistët, si asnjëherë tjetër Greqia ka regjistruar 21657 infektime të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, kur rekordi ishte shënuar dje me mbi 9200 raste. Vetëm në prefekturën e Atikës që përfshin edhe Athinën janë regjistruar 9882 infektime, ndërsa në Selanik 2665. Mosha mesatare e të prekurve është vetëm 38 vjeç.

Gjithashtu me 60 humbjet e jetës në ditën e sotme, numri i viktimave nga Covid 19 ka arritur në 20.557, 95.2% e tyre me historik të rënduar shëndetësor dhe mbi 70 vjeç. Vazhdon ende të mbetet i lartë numri i të intubuarve, 635 me moshë moshatare 63 vjeç, prej të cilëve 85% janë të pavaksinuar.

Ndërkohë numri mesatar i shtrimeve ditore në spitale ka shkuar në 340 pacientë duke pasur një rritje prej 17.6%.

Rritja e rasteve, numrit të viktimave dhe masat e ripërsëritura kanë ndezur edhe luftën politike në vend. Ndërsa qeveria akuzon opozitën se është e papërgjegjshme në këtë kohë pandemie, partia më e madhe opozitare Syriza shigjeton kryeministrin që ndodhet me pushime në një moment që vendi regjistron rekord rastesh ditore me koronavirus.

Specialistët kërkojnë që masat shtesë të cilat komunikoi dje qeveria për në datën 3 janar, të fillojnë të zbatohen menjëherë tani dhe jo pas festës së ndërrimit të viteve sepse atëherë do të jetë shumë vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *