• |
ide | kryesore

Çantat me drogë dhe tritol, trafikantët i braktisin dhe ia mbathin mes pyjeve në Kakavijë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia Kufitare në bashkëpunimin me Frontex kanë kapur drogë dhe lëndë eksplozive në kufirin e gjelbër në Kakavijë. Bëhet me dije se janë sekuestruar 44 kilogramë e 500 gramë kanabis, 4 kallëpë me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës. Në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, shërbimet e Policisë kanë parë nëpërmjet dylbive, tre shtetas që po transportonin dy çanta në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Policia është vënë në ndjekje të këtyre shtetasve, të cilët sapo i kanë diktuar, kanë braktisur çantat dhe duke përfituar edhe nga moti i keq me shi e mjegull dhe janë larguar me shpejtësi në thellësi të pyllit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *