• |
ide | kryesore

Elektricisti humbi jetën në punë, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar drejtuesin e punimeve të OSSH Memaliaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Në pranga ka rënë A. Zh., 51 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  A. H. dhe A. M. Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *