• |
ide | kryesore

Loja/ Qeveria shpall shpërblim për KPA kur asaj nuk i ka mbetur asnjë lek në arkë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kolegji i Posaçëmi Apelimit ankohet se vendimi i Këshillit të Ministrave për shpërblimin financiar të fundvitit nuk mundësohet për gjyqtarët dhe këshilltarët ligjorë, pasi është përcaktuar të jepet nga fondi i pagave të vitit 2021, i cili ka qenë i pamjaftueshëm dhe thekson se qeveria ka qenë në dijeni të këtij fakti në momentin e vendimarrjes.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës se vendimi i qeverisë i 20 dhjetorit që parashikonte shpërblimin e punonjësve të institucionit të shkallës së dytë të vetingut të magjistratëve, nuk e mundëson këtë gjë pasi nuk egziston fondi financiar faktik.


Sipas këtij vendimi efekti financiar i shpërblimit duhet të përballohet nga fondi që kishte gjendje Kolegji për pagat e personelit sipas buxhetit të vitit 2021.

“Bëjmë me dije se, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me ligjin vjetor të buxhetit për vitin 2021, i është miratuar një fond për pagat e personelit më i vogël se nevojat e tij për të paguar punonjësit sipas strukturës organike të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, problematikë kjo, e cila është rekuperuar vetëm në muajin tetor të këtij viti”, – citohet në njoftim.

Sipas KPA, në këto kushte fondi i destinuar për pagat e personelit ishte e pamundur që të kishte teprica, që të mundësohej shpërblimi i gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve.

“Institucionet përkatëse të ekzekutivit, kanë qenë të informuar nga sistemi i thesarit, por dhe zyrtarisht nga Kolegji për situatën e fondit të pagave të personelit në muajin dhjetor 2021”, – vëren Kolegji dhe sqaron se teprica e vetme në momentin e miratimit të vendimit të qeverisë, ishte në shumën 465 mijë lekë.

Duke e konsideruar këtë fond të pamjaftueshëm për të mundësuar dhënien e shpërmbimit për të gjithë punonjësit e Kolegjit, Mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur që të mos e përfitojnë shpërblimin gjyqtarët dhe këshilltarët ligjorë. Sipas KPA, shuma prej 465 mijë lekësh është vendosur të ndahet ndërmjet punonjësve administrativë të Kolegjit, në një shumë bruto prej 25 mijë lekësh për person. /Reporter.al

1 Comment

  1. Ka tre vjet qe punonjesit e OSHEE nuk marrin rrogenve 13-te,qe u takon me ligj! Ky fond nje zot e di se si shperdorohet! Me nje karakurve ne krye te MIE nuk eshte e veshtire te kuptohet se ku perfundojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu