• |
ide | kryesore

Nxjerrja e të dhënave/ Alibitë e Krajës: Nuk është në kompetencat e SPAK

-Instant, Kryesore



Kreu i SPAK, Arben Kraja është përpjekur të bëjë alibinë e institucionit që drejton  duke thënë përpara mediave se hetimi lidhur me publikimin e të dhënave personale të 630 mijë qytetarëve shqiptarë nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posatçme. Ai shtoi  se nëse do të ketë elementë të përfshirë që do jenë në kompetencën e SPAK-ut, atëherë SPAK do të hetojë.

“SPAK vepron mbi bazë të kompetencave. Nxjerrja e të dhënave personale nuk është në kompetencën tonë për të hetuar. Po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do ketë përfshirje të subjekteve apo vepra penale që janë në kompetencën tonë, atëherë, patjetër që SPAK do të hetojë”,-u shpreh Kraja.

Lexo me tej:

Superskandali/ Dalin sheshit (emër për emër) rrogat e mbi 600 mijë shqiptarëve

Kujtojmë se Prokuroria njoftoi se ka nisur hetimet për publikimin e pagave të mbi 630 mijë punonjësve shqiptarë dhe të huaj, si në sektorin publik dhe atë privat, një skandal që solli reagimin e të gjithë qytetarëve në vend.

Por ndonëse shefi i SPAK e degradoi këtë skandal si një rrjedhje të dhënash, historia nuk është kaq e thjeshtë. Përpara se të jetë një aksident kjo ngjarje dyshohet se është një krim zgjedhor i cili lidhet pazgjidhshmërisht me informacionet personale që patronazhistët e PS-së përdorën për fushatën e 25 prillit.

Andi Bushati:Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Por atëherë, kur skandali shpërtheu për herë të parë, SPAK nuk pati guzim të tetojë as AKSHI-n nga dyshohej se patën dalë këto të dhëna, as patronazhistët e partisë socialiste. prokurorët e posatçëm atëhere u morën me gazetarët e Lapsi.al, duke detyruar ata të tregonin burimin sepse ishim më të interesuar të zbulonin se kush kishte tradhëtuar partinë, sesa për kuptuar se cili institucion kishte tradhëtuar qytetarët.

U desh një vendim i Gjykatës të të drejtave të njeriut në Strazburg që SPAK të tërhiqej nga çështje kundër Lapsi.al dhe ta kalonte atë në Prokurorinë e rrethit Tiranë.

E rrallë /Gjykata e Strasburgut mbron Lapsi.al. SPAK nuk ka të drejtë ta sekuestrojë

Pra e vërteta nuk është ajo që thotë sot Kraja se kjo çështje i takon prokurorëve të rrethit dhe po doli diçka më sensitive do merret SPAK. Rjedha e ngjarjeve tregoi të kundërtën . Prokuroria e Posatçme nuk kishte këllqe të hetonte krimin zgjedhor dhe përfshirjen në të të zyrtarëve të lartë, prandaj e deklasoi çështjen si një kundravajtje të nxjerrjes të të dhënave personale. E këtë nuk ka alibi që ta mohojë.

©Lapsi.al



13 Comments

    1. Nuk kemi kompetence thote loqja. Por nese do dale gje, shohim e bejme. Po mire o loqe, si do dale gje nese nuk heton???

    2. Lexova sot në Zërin e Amerikës, panoramën e plotë të ngjarjeve të këtij viti në Shqipëri.
      Ishin përshkruar me detaje të gjitha përplasjet politike mbrenda opozitës e “bëmat” e Berishës e Metës, por nuk pashë të përmendej asgjë mbi skandalet e qeverisë, që nga skandali i “patronazhistëve”, deri në skandalin e inceneratorëve e deklaratën e kreut të SPAK, se këto skandale të korrupsionit qeveritar, nuk qenkan objekt hetimi të këtij institucioni që u krijua për hetimin e korrupsionit t[ë lartë në krerët e politikës , por qenkan objekt i prokurorisë së Tiranës. ??????????
      Ndonëse në këtë media, kohëz e fundit janë pasqyruar analiza e intervista që kanë cekur skandalet e inceneratorëve e skandalin e madh të daljes së të dhënave sekrete nga institucionet shtetërore, në këtë “panoramë” vjetore, kjo temë ishte injoruar fare.
      Jo vetëm kaq, po kryeministri Rama tërthorrazi lëvdohej se ndonëse BE e paskej “braktisur” Shqipërinë në luftën kundër pandemisë, ai i paskej gjetur zgjidhjet me vaksinat kineze e ruse duke haruar të thuhet se Shqipëria është një ndër vendet me testimet e vaksinimet më të ulta në Europë.

  1. Spaku ka te drejte te hetoje gjithshka,me perjashtim te qeverise,dmth po hyre me te kuqe ne semafor pooooo,atehere eshte kopetence e Spakut

    1. O te q… robt. Arrestuat nja dy vete nw Drejtorine Arsimore ne Diber per 1 milion lek, kurse per kete skandal te frikshem per vendin nuk paski kompetenca. Yyyyy zagare

  2. Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti. Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta.Lexoni o shpellkare te ndyre si è kane mbrojtur kryeshpellkarin vrases salih karaxhic berisha nderkombetaret tani ju dhe salihu hani mut per nderkombetaret

  3. Po mor xhan ke te drejte ti. kAPSI eshte krijuar per te fut ne burg ndonje qe korrupton policin rrugor me 1000 leke. Ama po qe puna per te bere hetim qoft dhe per nje skandal te vetem nga te perditshmit me kosto financiare dhe sociale,sado te vogel apo te madh te qeverise e rilindjes, aha ketu dhihet muhabeti-nuk keni kompetence.😜🖕🙈
    Jeni bere me keq se prokuroria e Arianit Celes ne kohe te Dulles o ju qifsha robt qe hetonte e denonte vetem ata qe “devijonin nga vija e Partise”.

  4. SPAK mund te hetoje ndonje fakir qe s’ka paguar ujin e Lali Erit, por jo ceshtje te tjera.
    Cdo hetim fillon me miratimin e naltmadhnise se Tij – Paulinit, kryebanditi i Shqiperise e tashme eshte duke synuar per te qene kryebandit global.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *