• |
ide | kryesore

Greqia “skuqet” nga Covid, mbi 36 mijë raste të reja, 78 jetë të humbura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Greqia ka shënuar shifra të larta të rasteve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 36, 246 të prekur. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1, 294, 741 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësore 78 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 20, 990 viktima, prej të cilëve 95, 1% kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç. Ndërkohë përhapja e Omicron ka shtuar rrezikun e rritjes së infektimeve, ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar më herët se vendi mund të përballet më rreth 80 mijë infektime në ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *