• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë zjarri brenda hotelit 23-vjeçarja në Durrës

Arkiva



Një 32-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 23-vjeçare ditën e sotme në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, në rrethana ende të paqarta.

Policia bën me dije se 32-vjeçar Fatbardh Doda ka qëlluar me pistoletë 23-vjeçaren në ambientet e një hoteli dhe më pas është arratisur. E reja është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *