• |
ide | kryesore

PD, beteja e deklaratave përpara përplasjes të së shtunës

-Instant, Kryesore



Beteja në PD po i afrohet në mënyrë marramendëse një përplasjeje pa kthim. Ndërkohë që mbështetësit e Ish-kryeministri Sali Berisha kanë njoftuar mbajtjen e një proteste kombëtare para selisë në paraditen e 8 janarit, përkrahësit e Lulëzim Bashës i janë përgjigjur kësaj nisme me blindimin e dyerve dhe dritareve të godinës. Askush nuk ka më asnjë dyshim se mes palëve ka filluar beteja finale, jo më me foltore, kryesi, numër delegatësh dhe shkarkime reciproke, por tashmë me gjuhën e forcës.

Pas akteve të Bashës, Berisha bëri një reagim: “Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij, ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokrateve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij” shkroi ai.

Lexo me tej:

Basha i përgjigjet Komisionit të Rithemelimit: Berisha po përgatitet që të sulmojë selinë e PD-së

E menjëherëshme qe edhe përgjigjja: “Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriket dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë.

Pra, duket qartë se tashmë asnjëra nga palët nuk arsyeton të bëjë ndonjë hap pas.

Komisioni i Rithemelimit: Basha flet për Berishën me gjuhën e Ramës, e kupton që fundi është afër

Në këtë atmosferë duket naiv edhe një propozim racional i ish nënkryetarit të PD, Edi Paloka i cili në një letër të hapur dërguar Bashës i kërkonte atij rikthimin tek mekanizmi i votës si e vetmja rrugë demokratike për të zgjidhur krizën dhe për të mos përçarë PD-në. Në letrën e tij Paloka i bënte thirrje për tu rivotuar për kryetar partie këtë herë me një garë dhe konkurencë reale: “Ky eshte nje mendim teresisht personal dhe nuk ka asnje lidhje me pozicionin qe une kam sot si njeri prej 29 antareve te Komisionit te Rithemelimit te PD. E kam thene qe ne fillim te “konfliktit” se vetem VOTA e demokrateve e zgjidh problemin. Ne keto kushte, mbetet dhe nje hapsire e fundit ; zgjedhjet ne PD per te gjitha strukturat , perfshi dhe kryetarin e PD. Kuvendi i 11 dhjetorit ka caktuar nje periudhe dhe 22 marsin si diten e zgjedhjeve si dhe ka ngarkuar Komisionin e Rithemelimit per organizimin e tyre . Une mendoj qe per interesa madhore te PD cdo gje mund te negociohet per te zhvilluar nje proces te paster e me besimin e te gjitheve.
Demokratet te vendosin me voten e tyre sepse vetem keshtu qendrojme te bashkuar dhe gjithe energjite tona i perqendrojme ne luften kunder Rames. Behu pjese e ketij procesi” shkruante ai.

Një propozim që mund ta shpëtojë Bashën

Por gjithkush e kupton se gjërat kanë shkuar larg për të imagjinuar zgjidhje racionale. Mbështetësit e Bashës e konfirmuan këtë duke bërë lëvizjen e ndyshimit të dyerve dhe dritareve dhe duke blinduar katin e parë të godinës së PD. Në këtë kontekst ata si lanë kundërshtarëve të tyre, veçse dy rrugë: ose të zbrapsen dhe të njohin sundimin e pakicës ose ta rimarin me forcë selinë e saj.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Saleh Berisha eshte nje qelbesire frikacake dhe nuk ja mban te preki as nje tulle te SHQUP it Amerika e ka paralajmeruar se cfare e pret po shkaktoi dhe traziren me te vogel dhe ai e di qe e pret burgu bashke me cecenet qe i shkoin pas Nuk besoj se do mbledhi dot me shume se 200-300 vete se askush nuk ja ve me ne pordhe kesaj cofsine te pakallur

  2. Duket se ja kenda perdhunimin lules
    Nuk u ngop me llozin e ramgonorrese.
    Atere te presi ne zyre bushtrra..,
    T’ja mbushin gojen me sperme krejte loqet e kalimtareve ndoshta ngopet e pangopura!
    Uuuusht moj vrime e qelbure!

  3. SHQUPI: KËSHTJELLA E PAMPOSHTUR BUZË LANËS

    Shqipëria po përjeton momente komiko-dramatile për shkak të zhvillimeve të fundit në PD. Në fakt, një opozitë e vërtetë duhet të jetë shpresa e një vendi dhe gardiani për ruajtjen e demokracisë dhe pluralizmit. Në këto 30 vite, pluralizëm ka patur por jo demokraci, (përveç momentit kur PD dorëzoi mandatet parlamentare, dhe kur nuk u fut në votimet moniste lokale, ku humbi dhe pluralizmi. Të dyja këto ndodhën nën drejtim e Lul Bashës. Lënia e mandateve ishte OK nëse do i shkohej deri në fund qëllimit për rrëzimin e Ramës, por me protestat teatrale 2 orëshe në bulevard, Basha vërtetoi që gjithshka u bë në favor të forcimit të pushtetit të Ramës.). Tashmë është e qartë që Lul Bravës nuk i intereson fare të vijë në pushtet, po thjesht të pasurohet në opozitë dhe të mbajë sa më gjatë në pushtet rilindjen. Basha nuk bën dot asnjë hap pa pasur tutor. Dikur kishte Saliun, e pas shpalljes NonGrata të tij, ka ambasadën amerikane të Sorrosit dhe rilindjen. Saliu gjasme ka rithemeluar partinë, kur në fakt e gjitha bëhet që të jetë i paprekshëm e i pahetushëm nga drejtësia. Ai tashmë bën sikur është i gatshëm t’i japë çdo gjë demokratëve vetëm që ai të jetë i paprekshëm. Bën sikur është i gatshëm për votën e lirë brenda partisë, lejimin e fraksioneve dhe mendimin ndryshe, e disa lejime të tjera si formë lirie e demokracie. Po pse kjo gjë, kur dihet që Saliu gjithmonë ka sunduar me dorë të hekurt, me njerëzit e tij të besuar dhe familjen e tij biologjike, djalin dhe vajzën? Pra nuk është i besueshëm. Dhe Basha, i sjellë në PD me rekomandimin e Argitës, është produkt i berishizmit, dhe si i tillë, tani po bunkerizon PD dhe është i gatshëm të shkatërrojë PD vetëm për të mos leshuar karriken e kryetarit, karrike që i sjell shumë benefite dhe pasuri e aspak përgjegjësi tashmë që ka edhe mbështetjen e pushtetit dhe ambasadës. Por në gjithë këtë lojë të madhe interesash, të humbur dalin demokratët që sorrollaten nga Basha dhe Berisha. Berisha i ka lënë Lulit një afat 5 janarin për të liruar selinë, përndryshe në datë 8 janar përmbaruesit (demokratët e Saliut) do e nxjerrin Bashën nga Shqupi. Gjë që nuk ka për të ndodhur se Luli po blindon Selinë, dhe ka mercenarët e tij dhe të pushtetit që e mbrojnë, marrja e kështjellës së PD është thuajse e pamundur, qoftë edhe me dhunë. Atëherë, ngelet vetëm të pritet vendimi i gjykatës për të dy palët, vendim i cili mund të zgjasë me vite nëpër shkallët e gjyqësorit. Po ç’do bëjë Saliu&CO deri atëherë, do vazhdojë teatrin me Lulin ndërkohë që Rama përfiton nga kjo përplasje? Pse jo? Saliut i mjafton të mos preket nga drejtësia, por është i gatshëm të shkatërrojë PD, e ta zgjasë këtë proçes pafundësisht, nuk i plas fare. Prandaj demokratët duhet t’i thërrasin mendjes sepse si Basha dhe Berisha po i përdorin për interesat e tyre, dhe i vetmi që fiton nga kjo përplasje është Edi Rama. Pas 8 janarit nëse nuk zgjidhet ç’ështja e PD, me dhunë apo jo, demokratët duhet të shkëputen përfundimisht nga PD që po shkon në humnerë. Edhe nëse Saliu krijon parti të re, një përqindje sado të vogël e merr Basha, e si rrjedhim, do fitojë përherë Rama me kandidatët e tij si më bashki e në zgjedhje parlamentare, Basha me servilat dhe militantët e tij në parti mund të kthehet në një siameze të LSI në PD, një parti klienteliste që funsion ka vetëm pasurimin e mbështetjen e pushtetit si patericë, qoftë direkt apo indirekt. Atëherë, zgjedhja e vetme ngelet shkëputja e demokratëve të ndershëm në një parti të re opozitare, pa Saliun e pa Bashën, pasi koha e këtyre personazheve ka mbaruar, e kanë vërtetuar tashmë që luftojnë vetëm për interesat e tyre. Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *