• |
ide | kryesore

Allegri sqaron merkaton e Juventus: “Morata qendron, është vetëm një lojtar në dalje”

-Instant, Sport



Situata e Moratas, rikthimi i Dybala dhe Chiesa, situata e vështirë me Covid, Napoli si kundërshtar i menjëhershëm (nesër) dhe rival në garën e Champions League (në muajt në vijim). Këto ishin disa nga temat që karakterizuan vigjiljen e rikthimit të Juventusit në fushë, pas pushimit të fundvitit: “Kam folur me Moratan – filloi Allegri në konferencën për shtyp – dhe i thashë që nuk do të lëvizë nga këtu: ai qëndron me entuziazëm të madh”.

Po aq i qartë tekniku është edhe për situatën aktuale, me emergjencën për shumë raste pozitive ndaj Covid dhe për dëmtimet: “Nuk stërvitemi dhe bëjmë atë që na thonë të bëjmë. Infermieria? Për Bonuccin të shohim nëse do tia dalë për Superkupën, Chiesa dhe Dybala janë gati”.

“Besoj se 99 nga 100% skuadra mbetet kjo”, vazhdoi trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Napolit, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me merkaton. “Ramsey është i vetmi lojtar në dalje”, shtoi tekniku toskan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *