• |
ide | kryesore

Skadon afati që Komisioni i Rithemelimit i la Bashës për të liruar selinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kjo e mërkurë, 5 janar 2022, është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i ka lënë Lulzim Bashës për të liruar selinë blu. Ndërkohë vetë Basha në daljet e tij ka thënë që asgjë nuk do të ndodhë më 5 janar. Teksa përplasjet brenda partisë më të madhe të opozitës shtohen, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë paralajmëruar protestë përpara selisë së Partisë Demokratike të shtunën më 8 Janar në rast se Lulzim Basha nuk largohet nga zyra.

Nga ana tjetër, Basha u shpreh se është hera e parë që një lider thërret protestë kundër partisë së tij. Kujtojmë se më 23 Dhjetor 2021, nga selia blu Komisioni i Rithemelimit i kërkoi Lulzim Bashës që të dorëzojë detyrën dhe të lirojë zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, pas referendumit të 18 Dhjetorit 2021 që votoi për shkarkimin e Bashës si kryetar i PD.

 



7 Comments

    1. Hajde lajm per te hapur diten e pare te punes. Fotokopja e Komiteteve te 97 ultimatum nr…….. Si paralajmerimet kineze.

  1. Jemi nje grup i madhe qe duam te marim PD se Luli eshte i shitur edhe Sala non grada. po japim nje ultimatum qe Luli te largohet me 1 shkurt nga PD-ja edhe Sala te futet ne burg me 1 shkurt, nqs nuk zbatohet do e marim me dhune
    Ps kush shan e di vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *