• |
ide | kryesore

Video/ “Mirë se vjen Devid”: Tirana zbulon lojtarin ‘X’

-Instant, Sport, Video



Devid De Santana Silva, shkurt Devid, është lojtari ‘X’ i bardhebluve ashtu si ishte kuptuar pëpara se Tirana të zyrtarizonte në faqen e saj emrin e brazilianit. Kryeqytetasit, në një postim në faqen zyrtare të klubit e kishin lënë enigmë emrin e 25 vjecarit, edhe pse Lapsi e kishte zbuluar më parë se për kë bëhej fjalë.

Akordi me lojtarin është arritur: Devid De Santana Silva, 25 vjecari që ka luajtur sezonin e kaluar me Kastriotin ka kaluar edhe vizitat mjekësore dhe ka vendosur firmën në kontratë për të luajtur me fanellën bardheblu, duke nisur nga Klasikja e 15 janarit me Vllazninë. Shtatlarti 190cm ka bërë 11 prezenca me Covilha në ligën e dytë në Portugali, ndërsa me Kastriotin sezonin e kaluar ka shënuar 10 gola në 29 takime, gjë q ë e bën të konsiderohet si zëvendësuesi ideal për Michael Ngo’o i dëmtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *