• |
ide | kryesore

“Je i vdekur”: Mbappe kërcënohet me jetë në qytetin e lindjes, çështja është politike

-Instant, Sport



Asnjëherë nuk ndodh të të duan të gjithë e në Francë jo të gjithë janë tifozë e adhurues të Kylian Mbappe. Në Bondi, qyteti ku është lindur dhe rritur ylli i Paris Saint Germain ka ardhur në mënyrë befasues një kërcënim me jetë për kampionin e botës, ndoshta për shkak të vullnetit të tij për tu larguar nga Parisi drejt Madridit. Në murin e banesës së tij është dalluar një parullë jashtëzakonisht kërcënuese dhe krejtësisht jashtë logjikës: “Je i vdekur”. Për disa media spanjolle, për më tepër, episodi i shëmtuar do të mund të jetë i lidhur edhe me një nisje të mundshme të Mbappe drejt Real Madrid.

Sipas mediave lokale, megjithatë, futbolli nuk hyn fare në këtë rast. Dhe aq më pak rinovimi që PSG shpreson të nënshkruajë me kampionin që në qershor përfundon kontratën dhe tashmë është i lirë të gjejë një ekip tjetër. Në realitet, kërcënimi është i lidhur me fushatën e zjarrtë elektorale për bashkitë, ku ish-kryebashkiakja socialiste Sylvine Thomassin, i mbështetur edhe nga familja Mbappé, por që kishte humbur mandatin e saj në qershor 2020, fitoi zgjedhjet e reja kundër kryetarit aktual të krahut të djathtë, Stephen Hervé.

“Është e padurueshme – shkroi Thomassin në Facebook – që dikush që nuk ka lidhje me politikën dhe vetëm sepse është mik, kërcënohet me vdekje”. Kandidatja bëri ankimim, ndërsa Mbappé preferoi të mbajë anën përmes rrjeteve sociale në mbështetje të një vajze të sëmurë që i kishte dërguar një video, duke i kërkuar ndër të tjera të qëndronte në Paris. Menjëherë shpërtheu një valë urrejtje mbi të me fyerje nga më të ndryshmet. Sulmuesi i ka kritikuar hapur: “Ndalni, po prekni fundin”. E i dërgoi një mesazh tifozes duke i kërkuar që të vazhdojë të luftojë me guxim kundër sëmundjes: “Ti je shembull për të gjithë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *