• |
ide | kryesore

Plagosje me thikë në Librazhd

-Instant, Lajme, Të fundit

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Librazhdit pasi ka plagosur me thikë dy shtetas.

Policia bën me dije se shtetasi N.S. për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç, banues në Librazhd.


Të plagosurit fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç, banues në Librazhd, të cilët pas mjekimit në spitalin e Librazhdit, janë larguar për në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu