• |
ide | kryesore

Aksident në Vlorë, dy të plagosur (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme një Vlorë. Një automjet që dyshohet se bënte gara shpejtësie, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një makinë tjetër. Në aksident janë përfshirë një ‘Opel’ dhe një ‘Toyota’ Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.01.2022, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Rruga e re” automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin S. K., është përplasur me automjetin tip ” Toyota”, me drejtues shtetasin O. Xh. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi O. Xh, dhe pasagjeri shtetasi N. P., të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *