• |
ide | kryesore

Ikona e futbollit shkodran ndahet nga jeta: Rragami shuhet pas një sëmundje të gjatë

-Instant, F1, Sport



Futbolli shqiptar dhe ai shkodran kanë humbur sot një personalitet të madh. Është ndarë nga jeta Ramazan Rragami, ish-futbollist i njohur i Kombëtares e i Vllaznisë si edhe ish-zv.trajner i Kombëtares dhe i Shpresave në vitet ‘80. Ikona shkodrane e futbollit, pjesë e ‘Hollit të Famës’, do të mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kombëtares dhe futbollit shqiptar, teksa numëron 20 ndeshje me fanellën e përfaqësueses kuqezi. Rragami gjithashtu do të mbahet mend edhe si trajneri i Shpresës së Shqipërisë, që arriti të kualifikohej në 8 më të mirat e Europës në vitin 1983. Si trajner ai ka drejtuar për disa sezone me radhë edhe skuadrën e Vllaznisë.

Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë, që i mori jetën në moshën 77 vjeçare. I lindur në Shkodër më 3 prill 1944, Rragami e ka kaluar gjithë jetën e tij me futbollin. Në vitit 1961 debutoi me fanellën kuqeblu, ekzaktësisht më 24 shkurt të këtij viti në ndeshjen Flamurtari- Vllaznia 2-1, kur ai ende nuk i kishte mbushur 17 vjeç. Me Vllazninë luajti deri në janar të vitit 1965, sepse më pas kaloi tek Partizani me të cilin luan deri në vitin 1968. Më pas kthehet sërish në Shkodër teksa luan me Vllazninë deri në fund të sezonit 1974-75.

Rragami ka qenë shumë i suksesshëm edhe si trajner me Vllazninë të cilën e drejtoi për disa vite duke fituar edhe trofe, ndërkohë që kulmin e tij e ka me ekipet kombëtare dhe kryesisht me atë “Shpresa” në vitin 1983 ku arriti ta rradhisë atë në mes më të mirave të Europës.
Për shumë vite ka drejtuar edhe klubin Vllaznia me shumë seriozitet. Mbetet një emër i madh që meriton shumë respekt e vlerësim për atë që ka arritur gjatë karrierës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *