• |
ide | kryesore

Kunj për Bashën?/ Meta: Pse vendosa të shpall tani zgjedhje në 6 bashki

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki. Meta tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk kishte ndonjë detyrim për të shpallur zgjedhje dhe se vendimi i plotë u shqyrtua nga ekspertët. Por a është kjo një ndërhyrje në punët e brendshme të PD-së dhe a do të konsultohet me opozitën për datën?

Shpallja e datës së pjesshme të zgjedhjeve vendore, nuk ka lidhje me z.Basha dhe as me ndonjë parti tjetër. Nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, atëherë le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar që do të kandidojë.


Nuk kam detyrim që takoj partitë për këto zgjedhje sepse nuk janë zgjedhje të përgjithshme. Nuk e di unë se çfarë do bëjë PD. Mund të ketë kandidatë të pavarur. Më kanë kërkuar prej kohësh të shpall zgjedhje të parakohshme. 

Do ta çoja në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e zgjedhjeve vendore nëse Gjykata Kushtetuese, do i shpallte si kushtetuese. Unë do zbatoja vendimin e Gjykatës si President, por unë prisja që Gjykata Kushtetuese, t’i shpallte antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nisur dhe nga raporti OSBE/ODIHR, si dhe mos publikimi i dekretit të Presidentit, për datën e zgjedhjeve në Fletoren Zyrtare.

Unë si President, këtë vendim kam pritur, që zgjedhjet më pas të bëheshin në të gjithë vendin. Ndaj dhe unë tani kam nisur një procedurë dhe jam i vendosur për të ecur përpara në këtë proces” – tha Meta. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Vetes po ja fut. Kujton se po demton bashen, nga pd kane ikurnjerzit me te urryer dhe ata qe mbani larg cdo prurje te re. Gropen qe likja po mendon se po ja hap pd do gremiset vete bashke me berishen.

  2. Ata janë dy kalorësit e dëshpëruar në luftë me Perëndimin në Shqipëri.

    Sali Berisha është familjarisht në listën e zezë të Perëndimit në Shqipëri, kryesuar nga SHBA, dhe Ilir Meta është një i vdekur i pakallur në këtë listë, që praktikisht çdo zyrtar perëndimor që vjen, nuk e takon më. Merre me mend se takon as Erdogani, duke e bërë të ngjajë më pro-perëndimor se ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu